Cështja Shullazi/ Flet për herë të parë ministri Tahiri

0
197

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot për herë të parë arrestimin e Emiljano Shullazit. Deklarata e tij vjen vetëm pak minuta pasi foli lideri demokrat Lulzim basha i cili tha se Shullazi i arrestua me kërkesë të ndërkombëtareve dhe se Rama e Tahiri u vunë para nëj fakti të kryer nga Prokuroria.

Saimir Tahiri pasi inauguroi komisariatin nr 5 Në Tiranë u shpreh:

Unë nuk di të ketë përplasje mes policisë dhe prokurorisë, këto institucione kanë dhënë prova se dinë të bashkëpunojnë për të venë para përgjegjësisë ata që shkelin ligji. Ju lutem edhe ju mediave të mos i fryni një fabule që nuk ndihmon askënd. Cfarë ndodh në marrëdhien tonë ju siguroj se është një komunikim i mjaftueshëm.

As Shullazi dhe askush tjetër nuk është mbi ligjin për policinë e shtetit. Cështja në fjalë tregon se policia e para ka bërë detyrën. Unë nuk merrem me akuzat e SHQUP-it.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here