Në Turqi në Samitin për Energjinë dhe Ekonominë/Rama: Kishim urgjencë kombëtare, pas operacionit kemi mbledhje 100%, OSHEE me fitime

0
127

rama erdogan

 

Në kuar të vizitës në Turqi, Kryeministri Rama mori pjesë dje në Samitin për Energjinë dhe Ekonominë ku tha vendet e Evropës Juglindore dhe veçanërisht vendet e Ballkanit janë më të pasurit në Evropë në termat e rezervave të energjisë së rinovueshme. “Megjithatë, vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me shumë sfida për të zhvilluar rezervat e tyre energjetike. Vite të investimeve të munguara, bashkuar me reformat e vonuara kanë penguar rajonin që të zhvillojë potencialin e tij të plotë”, – tha ai. Duke iu referuar Shqipërisë, Rama tha se kur mori qeverinë e majta Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kishte akumuluar borxhe masive, në rangun e 5% të Prodhimit të Brendshëm Kombëtar. “Përballë një emergjence të tillë kombëtare krijuam një plan veprimi shumë agresiv, i cili synonte të krijonte një sistem të energjetik të qëndrueshëm financiarisht, duke krijuar vend dhe besim për më shumë investime, duke rritur efiçencën në sistem dhe integrimin e tij në rrjetet e vendeve fqinje. Përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë kanë prodhuar një transformim spektakolar në vetëm dy vjet”, – u shpreh Kryeministri. Më tej ai bëri të ditur: “Tani përqindja e mbledhjes është në gati 100%, ndërsa niveli i humbjeve në sektorin e shpërndarjes ka rënë në mënyrë dramatike. Për herë të parë në 25 vitet e fundit, Kompania Shqiptare e Shpërndarjes së Energjisë ka regjistruar në 2015 fitime operative, duke bërë të mundur që të fillojnë të investojnë në sistem”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here