Pas 11 muajve nga marrëveshja/Arrihet pakti për dekriminalizimin, testi i drogës në dorë të votimit në Parlament

0
110

Komisioni-i-dekriminalizimit

 

Sot mbledhja e komisionit të posaçëm, ligji i dekriminalizimit ndërpret mandatet për të zgjedhurit apo zyrtarët që janë dënuar brenda e jashtë vendit, që janë lëshuar masa arresti, kërkohen ndërkombëtarisht apo janë dëbuar për krime

 

Gëzim Saliu

 

Pas 11 muajve diskutime, retorike nga selitë përkatëse dhe akuzave për pengesa, mazhoranca dhe opozita kanë gjetur konsensusin për dekriminalizimin. Procesi i cili është kthyer në kauzën kryesore të opozitës, por që u mbështet fort edhe nga ndërkombëtarët, duket se do të arrijë në një draft final shumë shpejt, pasi palët kanë përmbyllur ditën e djeshme negociatat. Ndërkohë që në Parlament debatohej, demokrati Oerd Bylykbashi, i cili është edhe kryetari i komisionit të posaçëm për dekriminalizimin dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Ermonela Felaj arritën dakordësinë e tyre për këtë çështje. Ndërkohë që PD duket se nuk do të tërhiqet nga testi i drogës, i cili nuk do të shërbejë si një arsye për të penguar ligjin përfundimtar por se do të hidhet në votim në Parlament si pjesë e veçantë e paketës. Ditën e sotme rreth orës 09:30 do të mblidhet komisioni i posaçëm i cili edhe do të diskutojë projektligjin e rënë dakord mes palëve i cili mbështet mbi ligjin e Severinos. “Kemi përmbyllur negociatat, kemi arritur në shumë pika të përbashkëta që nesër do të diskutohen në komision. Nga testi i drogës nuk tërhiqemi, por do ja lëmë në dorë Parlamentit. Për këtë çështje do të vendos komisioni parlamentar dhe më pas seanca plenare me votim. Ndërsa për të gjithë çështjet e tjera është rënë dakord”, – u shpreh Bylykbashi. Po të njëjtën gjë konfirmoi ministrja Felaj e cila theksoi: “Kemi arritur një draft të përbashkët me opozitën, drafti do të publikohet nesër në mbledhjen e komisionit”. Arritja e këtij konsensusi u parapri më parë nga deklarata e kryedemokratit Basha i cili pas takimit me ambasadorin amerikan, deklaroi se ligji i dekriminalizimit nuk mund të jetë i varur nga kërkesa e PD-së për testin e drogës. “Për testin e drogës PD nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë tërheqje, por kjo nuk e pengon aspak ligjin që të shkojë në Parlament dhe të votohet me gjithë dispozitat e tjera të rëna tashmë dakord”, – kishte pohuar Basha. Ndërkohë që mësohet se ligji do të ketë pjesë të tij edhe verifikimin e shenjave të gishtërinjve, të cilin opozita e sheh si mënyrën e vetme të sigurt për identifikimin e personave me të shkuar kriminale, që kanë e përdorur disa identitete.

 

Çfarë prek dekriminalizimi

Projektligji për dekriminalizimin mbi bazën e atij të Severinos parashikon miratimin edhe disa ndryshimeve kushtetuese. Sipas këtij ligji, për të cilin palët tashmë kanë arritur konsensusin pas kaq shumë kohësh, parashikohen ndërprerje të mandateve për të zgjedhurit apo zyrtarët që rezultojnë se janë dënuar brenda dhe jashtë vendit, që për ta janë lëshuar masa arresti, kërkohen ndërkombëtarisht apo janë dëbuar për krime. Procesi i dekriminalizimit fut si koncept ndalimin e kandidimit për funksione publike të personave me të shkuar kriminale, duke e përshkallëzuar masën sipas peshës së krimit apo dënimit. Ndërkohë ndalimi do të jetë i përjetshëm për krimet e rënda. Për herë të parë gjithashtu, u hiqet e drejta për të votuar të gjithë personave të dënuar për krime të rënda. Mekanizimi që e bën të zbatueshëm ligjin është vetëdeklarimi, i cili kur rezulton i rremë përbën vepër penale. Për vetëdeklarimin ngarkohet Prokuroria e Përgjithshme, si organi që do të bëjë verifikimet, ndërkohë që organet e caktuara zbatojnë vendimin qe del si pasojë e verifikimit.

 

Detaj

Qëkur të majtët kanë ardhur në pushtet, marrëveshja për dekriminalizimin është e vetmja që qeveria dhe opozita kanë bërë mes tyr

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here