Dekorimi i 5 korifejve të kinematografisë, Mevlan Shanaj: Krijuan dhe aktruan mjeshtërisht në një vend që nuk e njihte fare ekranin

0
108

Ditën e sotme u dekoruan në Presidencë regjisorë, kineastë dhe aktorë të shquar të kinematografisë shqiptare. Me rastin e 69-vjetorit të krijimit të ish-Kinostudios “Shqipëria e Re”, Presidenti i Republikës, vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” pesë korifej të kinematografisë shqiptare: Xhanfise Keko (pas vdekjes), Kristaq Dhamo, Endri Kekon (pas vdekjes), Edi Luarasi dhe  Viktor Gjika (pas vdekjes).

Në ceremoninë solemne e mori fjalën edhe profesori dhe artisti i shquar Mevlan Shanaj, i cili tha se:

“Është bukur ,është kënaqësi, sot 12 korrik 2021, të kthehemi gati 70 vjet më pas,10 korrik 1952.

Është rastësi e qëlluar kjo ceremoni sot nga Presidnca dhe kam kënaqësinë tju shpreh mirënjohjen juve dhe konsideratat për vlerësimen e këtyre 5 figurave të cilat janë baza e krijimit të kinematografisë shqiptare.

Të krijosh në një vend që nuk e njihte ekranin, është arritje. Ajo kinema edhe sot me ndryshimin e sistemit, të jetë e dashur edhe e lakmuar. Kinemaja duke sikur është art, në të vërtetë është pak më shumë. Është jetë, është karakter, është vërtetësi.

Viktor Gjika maja më e epërme e ekranit shqiptar.

Kjo arritje sot, sukses i gjithë shqiptarëve. Sot mund të flitet, por mundëistë që të flisje atëhere ishte zero.

Vlerësimi për këto figura sot është një vlerësim që ngurtësohet në koshiencën e gjithkujt që dëjon se u vlkerëduan këto 5 figura të larta.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here