Replikat me akuza/Tahiri: TIMS-i të kapi me të kërkuarit. Paloka: U shtrive si legen barkas kur të pashë me Shullazin

0
110

 

 

 

tahiri palokaMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri u përplas dje me akuza të forta me deputetin e PD-së Edi Paloka për të cilin tha se sistemi TIMS e ka kapur duke kaluar kufirin me njerëz të kërkuar ndërkombëtarisht. Por më i ashpër ishte në reagimin e tij kreu i grupit parlamentar të demokratëve, i cili deklaroi se e ka parë ministrin e Brendshëm në makinën e Emiljano Shullazit.

 

Debati

Tahiri në foltore replikon me ish-kryeministrin Berisha, ndërhyn Paloka nga vendi

Tahiri, Palokës: Ti ke një problem shumë të madh që në TIMS je regjistruar me kë ke dalë, që kanë qenë edhe në kërkim ndërkombëtar, por do ta çoj në prokurori.

Paloka: Jo, jo, m’i thuaj këtu, ashtu qysh t’i them unë ty që je trafikant e bandit, m’i thuaj këtu.

Tahiri: Do shkosh të japësh llogari në prokurori.

Paloka merr fjalën për replikë në foltore: Atë që the për mua ta thoshe këtu… guxo dhe thuaje këtu me kë, kam dalë unë… Je shtrirë si legen barkas kur ke kaluar para meje me Shullazin në makinë në Kombinat dhe prapë nuk guxon t’ia përmendësh emrin këtu. Si Kryeministri edhe ky i ka futur dozën e përditshme para se të vijë në Kuvend. U thirrën të gjithë ministrat në raport para Metës tek vila e Mehmet Shehut.

Ndëhyn Braçe nga vendi: Mos fol kot, ta them unë ç’ndodhi në atë mbledhje se isha vetë…

Paloka: Ju dha dhe gjashtë muaj të tjerë  mbyll pazarin prandaj bën edhe si trim këtu. Nuk do ta mbyllësh kurrë pazarin as me opozitën as me shqiptarët, vendin e ke ne burg kurdo që të vijë koha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here