Vendimi pas takimit, TËRHIQET Rama: Gati të diskutojmë me opozitën për çdo propozim

0
246

Mazhoranca duket se është tërhequr. Pas një takimi të gjatë mes palëve në koalicionin e qeverisë, është vendosur që të hapet dialogu me opozitën.

Mëngjesin e sotëm Rama e Meta të shoqëruar edhe nga Gramoz Ruçi, Petrit Vasili e përfaqësues të tjerë kanë diskutuar për rreth 1 orë në lidhje me protestën e opozitës.

Në fund është vendosur që mazhoranca është e gatshme të ulet dhe të diskutojë me opozitën për kushtet e saj.

Deklarata e plotë:

Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi axhendën e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Në fokus të takimit ishin Reforma në Drejtësi, procesi i Vetingut si hap i parë në zbatimin e saj, si edhe Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë.

Koalicioni qeverisës është i gatshëm të dialogojë me opozitën për domosdoshmërinë e çuarjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor.

Liderët e koalicionit shprehen gatishmërinë për të dialoguar me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryeze dialogu që është e dëshirueshme për opozitën.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here