Arratisja nga Trikalaja, Krimet dërgojnë për gjykim dy ish-të burgosur shqiptarë

0
167

Arratisja nga Trikalaja, Krimet dërgojnë për gjykim dy ish-të burgosur shqiptarë

Gjykata e VlorësPas ngjarjeve të shënuara pak më shumë se dy vite më parë, kur disa shtetas shqiptarë ishin mes atyre të arratisur në mënyrë të organizuar nga burgu i Trikalasë në Greqi, Prokuroria e Krimeve të Rënda e Shqipërisë ka dërguar për gjykim kërkesën ndaj Ilir Kupës dhe Fatos Sulajt, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Konkretisht, Kupa dhe Sulaj akuzohen për “Vrasje të punonjësit të policisë”, e mbetur në tentativë; “Largim i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”; “Prodhim dhe mbajtje e armëve pa leje”; “Krijim i grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprimeve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Dy të pandehurit shqiptarë, ashtu si dhe të burgosur të tjerë në burgun e Trikalasë, kanë thyer perimetrin e sigurisë dhe kanë dalë nga IEVP-ja, të ndihmuar gjithashtu nga persona të tjerë jashtë rrethimit të burgut, të cilët ishin të armatosur. Ata janë përballur me armë me forcat e policisë për rreth 30 minuta, e për pasojë lanë të plagosur rëndë dy punonjës policie. Gjithashtu, i vdekur në këtë përplasje të armatosur mbeti edhe një shtetas shqiptar, i burgosur në Trikala. Kupa dhe Sulaj arritën të arratiseshin dhe që prej atëherë nuk janë rikthyer më në burg, ndaj dhe autoritetet greke kishin ngritur akuza të shumta ndaj tyre, referuar kësaj ngjarjeje. Reagimi i Prokurorisë shqiptare të Krimeve të Rënda vjen në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare mbi transferimin e procedimeve penale. Për këtë arsye, autoritetet greke kanë përcjellë në Shqipëri dokumentacionin, mbi të cilin kanë krijuar dyshimet për veprimtarinë kriminale të tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here