Raporti / FMN: Performancë e dobët fiskale, mblidhni taksat

0
137

 

ne banka për kredi

 

Rritja ekonomike në vend u përshpejtua në gjysmën e parë të vitit, në një masë të madhe për shkak të investimeve të larta dhe përmirësimit të bilancit tregtar. Treguesit kryesorë tregojnë për rritjen e vazhdueshme në gjysmën e dytë të vitit. Megjithatë, aktiviteti ekonomik mbetet nën potencial. Kapaciteti rezervë është reflektuar në inflacionin që është vazhdimisht më i ulët se objektivi dhe kërkesa e dobët pengon përpjekjet e konsolidimit fiskal.

Ka deklaruar kështu, në raportin e paraqitur përpara Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me ekonominë e Shqipërisë, ministri italian i Ekonomisë, Pier Carlo Padoan, që raporton në FMN në emër të Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Maltës, Portugalisë, San Marino. Deklaratat janë bërë gjatë konferencës vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së që po zhvillohet në Lima të Perusë.

Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar për objektivat e saj të konsolidimit fiskal, siç detajohet në Kornizën e saj Makroekonomike dhe Fiskale. Megjithatë, ka pasur një performancë të dobët të të ardhurave gjatë këtij viti, sipas Padoan.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here