Hetimet / Atentati ndaj Mimoza Kusarit, dyshime për dëshminë e të riu nga Tropoja

0
167

 

G Nokshiqi  vrasesi i Mimoza Kusari – LilaDy prokurorë dhe dy hetues të Policisë së Kosovës tashmë kanë caktuar datën dhe orën e takimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me drejtuesin e saj dhe prokurorin e çështjes, Gentian Trenova

 

Edhe pse Gramoz Nokshiqi dëshmoi para prokurorëve shqiptarë se do të paguhej 300 mijë euro për vrasjen e kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka mundur të gjejë asnjë provë që vërteton versionin e 24-vjeçarit nga fshati Llugaj i Tropojës. Hetuesit deri tani nuk kanë administruar asnjë provë tjetër që të mbështesë pretendimet e Nokshiqit, përveç dëshmisë se tij, të dhënë para prokurorit Gentian Trenova. Ai është dërguar në Kosovë dhe ka treguar vendet ku është takuar me biznesmenin Mikel Qupi dhe ndërmjetësin A. Shiqerukaj. Por hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë fakt që provon takimet. Mungesa e provave e ka bërë të dyshimtë versionin e tij. Mësohet se 24-vjeçari është i lirë dhe ende nuk i është ofruar mbrojtje nga ana e autoriteteve shqiptare. Komisioni i mbrojtjes së dëshmitarëve nuk e ka parë të arsyeshme që t’ia ofrojë këtë 24-vjeçarit. Prokurorët e krimeve të rënda te cilët po hetojnë këtë rast në bashkëpunim dhe me palën kosovare janë në fazën ku po kërkohet për të gjetur fakte të reja. 24-vjeçari i ashtuquajtur si vrasës i penduar, do të merret përsëri në pyetje. Gjithashtu akuza shqiptare është në pritje dhe të materialeve nga homologët kosovare.

 

Prokurorë nga Kosova

Prokurorë nga Kosova, pritet të vijnë në Tiranë për të rimarrë në pyetje 24-vjeçarin G. Nokshiqi dhe për të sjellë provat e mbledhura për llogari të kësaj dosje, pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila ka nisur tashmë hetimet. Dy prokurorë dhe dy hetues të Policisë së Kosovës, tashmë kanë caktuar datën dhe orën e takimit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me drejtuesin e saj dhe prokurorin e çështjes, Gentian Trenova. Bashkë me hetuesit shqiptarë, burimet thonë se prokurorët nga Kosova do të rimarrin dëshminë e 24 vjeçarit që ndiqet në gjendje të lirë. Sipas këtyre burimeve, thuhet se takimi ishte parashikuar në fillim të këtij muaji, por për efekt të mbledhjes dhe administrimit të disa provave në Kosovë takimi është përcaktuar të mbahet në fund të këtij muajit. Mësohet se hetuesit nga Kosova, do të sjellin dhe do të dorëzojnë në prokurori edhe provat e grumbulluara në gjatë hetimeve paraprake, si dëshmi të personave që kanë dijeni për çështjen, deklarime të dëshmitarëve të ndryshëm, hyrje daljet e pikës kufitare për personat e dyshuar 24 vjeçarin Nokshiqi dhe ndërmjetësin A.Shiqerukaj dhe versionin zyrtar të biznesmenit të arrestuar Mikel Qupi.

 

Hetimet në Kosovë

Hetuesit thonë, se Policia në Kosovë, ka sekuestruar disa memorie të kamerave të sigurisë të bizneseve të ndryshme dhe vendeve ku pretendohet se 24 vjeçari Nokshiqi është takuar me biznesmenin Qupi dhe ndërmjetësin Shiqerukaj. Këto memorie, mësohet se janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin e Policisë Shkencore për të parë nëse mund të rikthejnë filmimet e kamerave të sigurisë të regjistruara gjatë muajit korrik, kur edhe mendohet se janë bërë takimet mes palëve. Si dhe kamerat e sigurisë të ambienteve ku 24 vjeçari pretendon se e ka vëzhguar dhe ndjekur sekretarin e Komunës së Gjakovës të cilin për shkak se ishte i shoqëruar me fëmijët nuk e kishte ekzekutuar. Burimet thonë, se vonesa e këtyre ekzaminimeve shkencore kanë bërë që takimi dhe rimarrja në pyetje e 24 vjeçarit Nokshiqi të shtyhet për në fund të muajit tetor.

 

I riu është i lirë

Sipas akuzës, 24 vjeçari po hetohet në gjendje të lirë ndërsa është shpallur në kërkim policor A. Shiqerukaj, i cili pretendohet se është ndërmjetësi mes biznesmenit Qupi dhe vrasësit Nokshiqi. Për këto dy vrasje, i riu pretendon se biznesmeni Qupi i kishte premtuar 360 mijë euro, që do t’i merrnin pasi të ekzekutonin sekretarin edhe kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e cila është marr në mbrojtje nga forcat special të policisë së Kosovës.

 

BOX

Merren dëshmitë e vëllezërve të Nokshiqit

 

Grupi hetimor ka marrë dhe vëllezërit e vrasësit të penduar, por dëshmitarët e tyre nuk bëhet të ditura. Sipas Gramoz Nokshiqit ai kishte ndërmjetësuar me anë të A. Shiqurekajt me biznesmenin Mikel Qupi, për të cilin thotë se i kishte premtuar 300 mijë euro për vrasjen e Kusari Lilës dhe 60 mijë të tjera për eliminimin e sekretarit të saj. Motivi i këtij krimi ishte një tender i humbur nga biznesmeni në Komunës e Gjakovës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here