Svetllana Aleksijeviç merr Nobelin për letërsi

0
166

images

 

Komiteti i Çmimit “Nobel” në Stokholm të Suedisë i dha çmimin “Nobel” për letërsinë gazetares Bjelloruse Svetllana Aleksijeviç, me motivacionin për “të shkruarin polifonik, një monument ndaj vuajtjes dhe kurajës në kohët tona”. Pas marrjes së Nobelit, Aleksijevic është shprehur për një televizion suedez se çmimi e ka lënë me një “ndjenjë të komplikuar”, duke ngjallur emra të mëdhenj si Pasternak, referuar shkrimtarëve rusë, që kanë fituar këtë çmim. “Nga njëra anë është një ndjenjë fantastike, por është gjithashtu edhe pak shqetësuese”. Ashtu si në raste të tjera, ajo ka treguar se ishte duke bërë hekurosje në shtëpi, ndërsa e Akademia suedeze e ka shpallur fituese. Ajo është shprehur se librat e saj i kanë marrë kohë të gjatë, nga pesë deri në 10 vjet. Aleksjeviçka ka shkruar tregime, ese, reportazhe pro thotë se gjeti zërin e saj nën influencën e shkrimtarit bjellorus Ales Adamovich, i cili zhvilloi një zhanër që ai e quante në mënyra të ndryshme, “roman kolektiv”, “roman oratorio”, “roman prova”, “njerëzit duke folur për veten e tyre”, dhe “kor epic”. Aleksijeviç ka shkruar libra për pasojat njerëzore të katastrofës së Çernobilit, luftën në Afganistan dhe historinë sovjetike dhe post-sovjetike. Vepra e saj mbështetet gjerësisht në historinë gojore dhe perspektivat personale. Bashkë me çmimin, Alexievitch merr edhe 690 mijë paund, që e shoqërojnë atë. Ka një kritikë të njohur nga qeveria e vendit të saj si një shkrimtare politike, ndërsa veprat e saj të më të famshme, të përkthyera në anglisht, janë “Zëra nga Çernobili”, një histori mbi katastrofën bërthamore; dhe “Djemtë prej zinku”, një koleksion tregimesh e dëshmish nga lufta sovjeto-afgane.

Nobeli është çmimi i fundit dhe më prestigjioz mes një numri çmimesh që ajo ka marrë për punën e saj. E lindur në Ukrainë më 31 maj të vitit 1948, përgjatë karrierës së saj ka punuar si mësuese dhe gazetare. Për shumë vite ajo kishte grumbulluar material për librin e saj të parë “War’s Unwomanly Face”, 1988, ku janë përfshirë qindra intervista me gra të cilat morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore

Autorja me baba bjellorus dhe nënë nga Ukraina ka lindur në 1948-n në qytetin ukrainas Ivano-Frankivsk. Në Bjellorusi, familja e saj do të shpërngulej pasi i ati përfundoi shërbimin e tij ushtarak. Ndër fituesit e mëhershëm të këtij çmimi prestigjioz renditen gjigante të letërsisë, si Ernest Heminguej apo Rudiard Kipling, ndërsa vitin e kaluar, “Nobeli i Letërsisë” iu dha francezit Patrick Modiano.

Çmimet “Nobel” jepen çdo vit për mjekësinë, fizikën, kiminë, letërsinë dhe paqen. Ato e marrin emrin nga shpikësi suedez Alfred Nobel dhe janë bërë simbol i arritjeve të jashtëzakonshme në secilën nga këto fusha.

  1. M.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here