Ministria e jashtme serbe note proteste asaj shqiptare

0
176

 

Gazeta serbe “Kurir” deklaroi se Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i dorezoi një notë proteste ambasadorit të Shqipërisë në Serbi, Ilir Bocka, për gjuajtjen me gurë të autobusit të kombëtares serbe rrugës për në Tiranë. “Republika e Serbisë pret dhe kërkon që ekipi serb i futbollit të sigurohet plotësisht gjatë qëndrimit në Shqipëri dhe gjatë ndeshjes, së nesërm. Kështu tha një burim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i dorëzoi ambasadorit të Shqipërisë Ilir Bocka sonte një notë proteste në lidhje me incidentin e rëndë dhe sulmin mbi ekipin kombëtar serb në Tiranë”,- shkruan “Kurir”. Duke iu referuar njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, “Kurir”shkruan se ambasadori shqiptar Bocka është thirrur urgjentisht në MPJ-në serbe dhe i është dorëzuar nota e protestës. “Përkundër faktit se ajo është një ndeshje me rrezik të lartë, incidenti dëshmon për lëshime serioze nga ana e shërbimeve kompetente të Shqipërisë në organizimin e kësaj ndeshje futbolli”,- thuhet në deklaratë. Serbia pret që autorët e këtij incidenti të zbulohen menjëherë dhe te dënohen në mënyrë adekuate. “Autobusi i Kombëtares serbe u godit me gurë por askush nuk u plagos. Incidenti ka ndodhur në rrugën nga aeroporti në hotel në Tiranë, ku ekipi serb do të kalojë natën para se të niset në Elbasan, një qytet 50 kilometra larg , ku do të luhet ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian”,- thekson “Kurir”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here