Qytetarët e kritikojnë për prishjen e fasadës së stadiumit, Rama si Enver Hoxha që prishi kishat e xhamitë

0
111

Tani i kanë sosur edhe argumentat. Pasi as historia e tempullit egjitian Abu Simbel nuk i erdhi dot në ndihmë, pasi nuk gjen dot përgjigje për pyetjet se përse prishi një monument kulture kur kishte premtuar se nuk do ta bënte, cili është motivi që asaj pasurie të trashëgimisë kulturore i futi fadromat si Enver Hoxha kishave e xhamiave, Edi Rama u përgjigjet kritikëve dhe opinionit publik me shpikken e tij; “rilindjen urbane”. Qytetarët i kërkojnë transparencë mbi stadiumin Qemal Stafa, në truallin e të cilit ai ka dhënë leje që të ngrihet një kullë private. I kërkojnë të dinë nëse se kush përfiton më shumë nga stadiumi, ata apo biznesmeni që po ndërton kullën dhe që sipas opozitës është njeri i kryeministrit. Teksa këto shqetësime vazhdon t’i lërë pa përgjigje, kryeministri po shpik shqetësime imagjinare. Ai thotë në fejsbukun e tij se po u shkruan atyre që shqetësohen përse po investohet për qendrat e qyteteve. Në të vërtetë për këto investime nuk ka patur ndonjë shqetësim veç kritikave kur ka pasur dyshime për mënyrën e përdorimit të fondeve apo mospëlqim për projektet si në rastin e Durrësit ku qytetarët thonë se pllakat prej mermeri e kanë bërë të pamundur qëndrimin në shesh vetës nga dielli që djeg e vjeshtës e dimrit nga shiu që i ben pllakat të rrëshqitshme.

Postimi i Ramës:
KOMENTUESVE QE THONE PSE QENDRAT E QYTETEVE(?)…

…dëshiroj t’u them se 23 vjet u fillua kuturu çdo mandat, kap këtu një rrugë, riparo aty një copë ujësjellësi, hap andej një kanal e hidh matanë ca asfalt ose zhavorr dhe ja ku e gjetëm, pas çerek shekulli jo fshatrat s’iu afruan qyteteve, po qytetet u bënë si katunde të frikshme! Apo jo?!

Ndërkohë Programi Kombëtar i Rilindjes Urbane ka nisur prej aty ku ka nisur çdo qytetërim apo nga ku ka rinisur çdo epokë apo kapitull i ri zhvillimi social e urban: Nga qendrat e qyteteve, të cilat janë qendra e gravitetit të bashkëjetesës komunitare, zemra që mban lidhur të gjitha arteriet e një njësie të organizuar shoqërore. Dhe prej aty programi po vijon të shtrihet në arteriet kryesore e, me patjetër do të prekë, pjesë – pjesë, çdo zonë të banuar të bashkive të reja që krijoi reforma historike e administrimit të territorit, fshat më fshat. E di që shumë njerëz janë lodhur duke pritur 25 vjet që ky ndryshim real e i prekshëm që po ndodh sot në zonat qendrore të qyteteve tona, të ndodhte në lagjen a në fshatin e tyre apo në rrugën që lidh shtëpinë e tyre me qendrën e qytetit! Kanë shumë të drejtë. Po çfarë të bëjmë sot?!

Nuk besoj që edhe më të verbërit, ta besojnë vërtetë se është mëkati i kësaj qeverie që në raport më zhvillimin urban të territoreve bashkiake, e ka nisur punën aty ku, në fakt, puna duhet të kishte nisur 25 vjet më parë! Nëse ju e imagjinoni me siguri ku do të ishin sot edhe fshatrat, po të kishte filluar puna si duhet, me rend logjik, para 25 vjetësh, ju siguroj se unë e di shumë mirë se ku do të ishim 25 vjet nga sot po të vazhdonim arrno këtu e arrno atje! Pra do të humbisnim edhe 25 vjet të tjera në këtë drejtim, siç humbëm 25 vitet që çanë e ikën. Ashtu sikundër e shoh si dritën e diellit ku do mbërrijmë jo shumë, po 10 vjet më tutje, në rrugën që jemi nisur 🙂

Prandaj punë pa u lodhur, durim pa humbur logjikën dhe natyrisht sakrifica pa harruar qëllimin. Sepse, nëse një gjeneratë u rrit në një vend pa qytete në kuptimin më të thjeshtë të hapësirës publike e sociale, gjenerata tjetër meriton të ketë Shqipërinë e saj të qytetëruar Europiane, që fizikisht nis pikërisht nga qendra e bashkisë Dhe do ta ketë padiskutim
#Rilindje#ShqipëriaeGjeneratësTjetër

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here