Ul dorën! Ngri dorën! Ik në shpi tani!

0
2314

Artan Fuga

 

 fuga(Debat qytetar në rrjete sociale lidhur me miratimin e tri ligjeve)

 

 

Mendoj se mbledhja e Kuvendit për të miratuar tri ligjet (për funksionimin e Kuvendit, për gjykatën dhe punonjësin publik) nuk kishte më kuptim tani. 

Ligjet duheshin miratuar në kohën e duhur. Rasti na iku nga dora.

Që të kishin legjitimitet moral dhe politik, ata duheshin lënë të votoheshin nga Kuvendi i ri dhe nga deputetët e zgjedhur.

Çfarë kuptimi ka të votosh ligje me një Kuvend në ikje, kur thua se ligjet do të fillojnë të zbatohen në kohë të mëvonshme, kur edhe Kuvendi do të jetë kompozuar me deputetë të tjerë dhe me një qeveri të re!

Çfarë morali politik ka që deputetëve, që s’i ke vendosur në listat e kandidatëve t’u kërkosh akoma të votojnë ligje!

Por, më e rëndësishmja është se psikologjikisht deputetët nuk e kishin legjitimitetin moral për t’i votuar më ato ligje. Disa prej tyre e dinë se nuk do të jenë më deputetë, të tjerë e dinë se atje ku i kanë vendosur në lista, nuk kanë asnjë shans, të tjerë do të bëjnë fushatë elektorale me debatet në Kuvend. 

Fakti e tregoi se ligjet nuk u debatuan fare nga deputetët. E kush e ka mendjen atje tani!

Si është e mundur që edhe deputetët e opozitës nuk kishin asnjë pyetje, asnjë koment, asnjë amendim për të paraqitur. Tak-fak! Ngri dorën, ul dorën! Ik tani! Ata sikur kishin shumë rezerva ndaj ligjeve në fjalë, në përmbajtje them.

E pakuptueshme opozita. Një vit të tërë nuk pranon t’i debatojë këto ligje, lëre më t’i miratojë, dhe pastaj brenda një paraditeje, i voton pa dashur as t’i lexojë jo më t’i debatojë dhe t’i modifikojë.

Mua m’u duk se votimi i tri ligjeve mbuloi në fakt votimin për amnistinë fiskale për të cilën partitë politike janë të interesuara në fushatat elektorale. Amnistia fiskale është rrëzim periodik i kulturës së ligjit. Dëm i madh ndaj moralit dhe interesave ekonomike të qytetarëve, por edhe i vetë bizneseve të ndershme.

Amnistia fiskale e dëmton biznesin e ndershëm.
Gjithçka mbeti fushatë elektorale e bërë në sallën e Kuvendit. Partitë mbase kanë interes, por qytetarët nuk e donin një shfaqje të tillë.

Qytetarët sigurisht kanë “uri” për të integruar shtetin e tyre në BE. Janë kundër çdo vonese të ardhur për interesa politikomanie.
Ligjet duhet të votoheshin nga deputetët e rinj. Nuk kishte më asnjë urgjencë për këtë. Çfarë kuptimi ka t’i tregosh Evropës se: Ja, ne jemi bashkëpunues, kur edhe KQZ nuk po e bëjnë dot! 

Ne kujtojmë se mund t’i hedhim “hi syve” BE-së, por edhe Evropa bën sikur “e ha” atë që i servirim ne dhe ambasadorët gëzuan për “frytin e përbashkët” që e kurorëzon karrierën e tyre para shefave.

Por, qytetarët nuk mund të kenë iluzione. Ne jemi vonuar në procesin integrues aq prioritar për fatet shqiptare.

Treni iku këtë radhë. Të mos i ngjajmë atij pasagjerit të fjetur që meqë nuk e kapi dot trenin e duhur, hipën në një tren të gabuar, pasi ka vrapuar kot sekondat e fundit drejt stacionit.

 

———————————————————————————–

 

Ligjet u votuan pa debate. Është gjë e mirë apo jo?

Haut du formulaire

 

Dorina Hoxha jo sepse duket sikur qellimi i tyre per te zvarritur ceshtjen e cila u be pothuaj nderkombetare ishte nje nga format manipuluese te politikes per te drejtuar opinionin publik sipas strategjive te tyre te fshehta..

Enrico Plaku Thike me dy presa….

Lola Teliti Morali e donte qe te na tregohej arsyeja e vertete e mosvotimit ose e votimit.

Elidjan Shtepenja Kur 2 pale bien ne dakod me pazaret nuk ka arsye pse te debatojne, Sepse rrezikojne to prishin ato….

Entela Tela Ajo amnistia fiskale sikur nuk kishte kaluar fare ne komisionin e ligjeve sic e parashikon pacavurja shqiptare…si u aprovua keshtu…?!

Zef Zefi po mundohen ti hedhin balte syve te njerezve por uroj te mos tregohemi aq naiv dhe ti besojme, te pakten kete e kemi ne dore qe te mos i besojme!

Gent Cenaj kjo do te thot qe e ka marre rrenimi ket vend, se pa opozite te forte kurr nuk do te kete nje shtet te fortë.

Dorina Hoxha…gati gati qellimi i tyre jep efektin e nje “orgazme” publike(mediatike)… kaq ishte misioni tyre.

Shpetim Jenishehri..shume keq, me ca do shahen tani?! 

Elmas Azizaj Si kofini pas te vjelit u votuan. Debati eshte si gjithmonè, fals, sepse vendos oportunizmi dhe tirania e kartonave!

Elisabeta Hoxha po te ishte Shakespeare gjalle do kishte plot material per te shkruar…

Genc Shkembi te ishin votuar me kohe..

Ylli Kurti Sigurisht qe POOOOOO!

Lorin Andoni kjo do te thote qe opozia i paska bere bojkot miratimit te ligjeve,,, e mire apo jo…. e dyta.

Ada Zerba Bombe me sahat do thoja une! Thjesht nuk ishte e kurdisur per te plasur sot..

Kreald P. Demiraj Jane analfabete politik keta ndaj nuk flasin. Disa hengren turpin me buk disa te tjere bene pazarin!
 

Sui Thanasi Fillimi i fundit.

Vera Kurti Koka Haha…MONIZEM do te thote…:))))

Eva Idrizllari Pyetje e drejte kjo qe ke ngritur Prof. Tregon qe ne kemi nje politike kalamajsh… kapriciot i konsiderojme politike. Domethene vari teneqen…ndaj debatet me shume jane zhurma.

Ergys Karrametaj Me behet qefi qe u miratuan, por me vjen keq qe u miratuan ne ate menyre ironike ne te cilen te dy subjektet politike perdoren gabimet dhe premtimet e fushates si kundrapergjigje te njeri tjetrit ne kuader te zgjedhjeve. ne fund eshte qytetari shqiptar i cili perfitohet dhe sanksionohet nga gabimet dhe nga tekat e tyre.

Iridion Qefalia Kot i kane votu…me mire te kishin bere nje amandament ku te hiqnin dore te gjithe si politikane…jane shume kot.

Klarida Mece Shqipëtarët e kane debatin si gota e verës qe shoqeron c’do vakt…

Sidrit Xhuli kjo tregon kauzen e kote te socialisteve per fierin por thjesh t bllokim me deshire nga rama & co.

Eri Necaj Po, gje e mire por me nje kosto te larte per vendin tone. Destabiliteti politik gjithmone ka kosto dhe vendi jone(politika jone) eshte nje shembull unikal per mos perfaqsim demokratik dhe shkelje te parimeve demokratike. Me pak fjale, populli duhet ta marre kontrollin ne te kundert ndryshimi do te jete i pandjeshem, i pa shikueshem, gangrene qe na vret ngadale. Ndjese paste “SHQIPERIA”.

Olsi Akshia Mendoj qe ligjet ishin nje e mire madhore(per shqiptaret sigurisht!!)qe u votuan,edhe pse ne kurriz te debatit politik (se per ate publike as qe behet fjale ).

Darina Kokona ujku mjegull do… dhe ne ujera te turbullta nuk notohet.

Ilir Nonaj Nuk eshte gje e mire!!! Kjo tregon marreveshje nen tavoline…

Arlinda Abas debatet jane gjtm konstruktive!

Marenglen Elezi Po pse duhet te kishte debat kur skishte asnje pike takimi…

Enrik Keco Shume zhurme per asgje,,, ne fund te fundit…. debati i parapriu mosvotimit dhe e la votimin te zhveshur dhe pa asnje lloj shije politike e morale.

Eri Pasko sks shume reb

Eri Pasko Ska shume rendesi.

Artan Fuga E nderuar Eri Pasko, jam dakord se ne nje drejtim s’ka rendesi, por ne nje drejtim tjeter me duket se ka shume rendesi, per te matur shkallen e bashkepunimit jashte syve te publikut midis forcave politike. AF

Gerd Brezftohti Ligjet ishin “lufte fetare”. Feudalet ne pushtet nuk i ben copa me te cilen veshin divanet me perendimore.

Reduard Odilon A do benim revolucion ne se do benin ndo nje krim?

Reduard Odilon Me qe ra fjala si eshte e mundur te komunikohet marksizmi.. besoj se marksizmi than dhe mocalin dhe larvat e mushkonjave brenda mocalit… nuk kemi zjidhje duke vrare mushkonja kur kemi larvat qe presin te dalin…

Marenglen Elezi Votimi i ligjeve nuk kishte asnje lidhje ne vetvete me thelbin e ceshtjes. Thelbi ishte aftesia e politikes tone per mareveshje gentlemanesh. Ajo nuk u arrit.

Reduard Odilon Pse mendojme se jemi ne nje demokraci interaktive kur shprehim mendimin tone?

Marin Nikolli ata te diskutonin dhe pak dhe sdo i kishin votu fare. ata zihen dhe kur nuk flasin jo me kur te fillojne e flasin

Ide Dhuratash po ja tani fushata do jete ne ju futem ne be, jo ne ju futem ne be

Genci Citozi Po mjaft me me debate Profesor,bllokuesi i paska pasur te gjitha mundesit per te qene çbllokuesi,sa fatkeqesi!

Erion Dizdari Tregon thjeshte qe, mos miratimi i tyre ishte thjeshte kalkulacion politik dhe asnje arsye mbi cilesine munguar apo amendimeve qe sipas mosvotuesve do i permiresonin kur ps te vinte ne pushtet nuk qendronin. Ne pak fjale kriza ekonomike qe na ka prekuar dhe ne, 1 – do zbutej perceptimi negativ per ekonomine mbi bazen e flukseve monetare te induktuara nga BE. Kjo nuk do sherbente ne avantazh te opozites por qartazi ne dem te shoqerise shqiptare. 2- perceptimi i shoqerise qartazi ne kete pike do shkonte ne favor ta atyre qe kembengulen me shume ne miratimin e tyre dhe serish kjo eshte dicka qe do i krijonte kosto elektorale opozites. Pra c’do lloj pazari ne kurriz te shoqerise eshte i mire nese te garanton karrigen.

Haxhi Koni Debatet per keto ligje jane bere prej muajsh, ajo qe kishte mbetur ishte thjesht nje ngritje kartoni por qe ishte shume e “veshtire” te kryhej.

Mikel Struga Me nje plumb vrane dy zogj… 1. hi syve te huajve perpara zgjedhjeve (lexoni verdalle me c’deklarata vetekenaqesie kane dale ambasadore etj)…dhe 2. balte shqipetareve…te cileve, ne kushtet qe jemi sot, as nuk u intereson karta e integrimit dhe BE…por qe “ata” vazhdojne e do vazhdojne ta luajne gjithsesi… Pra si pergjigje te pyetjes prof…ketu veshtire se percakton dot nese nje gje eshte e mire a jo…thjesht business as usual

Mirjan Gjeldiu Bene sic ju thane,por nuk e bene kur ju thane nderkombetaret.Nuk i moren piket e duhura,ky ishte provim vjeshte prof. Zerohen piket e vitit,eshte veshtire te marresh maksimumin. Une mendoj se eshte gje e keqe,kur nuk ka argumenta dhe debate serioze.

Ervis Iljazaj Ne menyre absolute qe nuk eshte gje e mire votimi pa debate. Ishte thjesht nje fasade. Miratimi i ligjeve nuk eshte qellim ne vetvete. Ligjet sherbejme per permisimin e jetes se qyetetarve, per permisimin e shtetit te se drejtes etj. Si mund te miratohen pa debate ligje kaq te rendesishem???????? Parlamenti ka humbur krejtesisht rolin dhe misionin e tij kushtetues. Ndodhej ne diktatitn e Qeverise tanime edhe nen diktatit e te huajve. Jemi shume pronvicial. Klase politike qe nuk perfaqeson asgje, zerooooooooooooooooooooooooooooo

Ermal Dervishi Nga komentet kuptoj qe ne si popull e duam shume debatin pamvaresisht se kur ka debat themi qe u bene “bajat”keq te kete debat dhe keq mos te kete!

Lola Sala Torta eshte ndare. 

Hanging Around Votimi i tyre nuk kishte asnje vlere pozitive. Pargjykoj qe shume prej tyre as nuk e kane ditur se cfare kane votuar por kane zbatuar urdhrin politik te pronareve te partive te tyre. Mosaprovimi i tyre nuk behej per ceshtje teknike por ishte vetem vullnet politik. Miratimi i tre ligjeve u vu si kusht per marrjen e statusit, qe tregonte qe palet politike mund te negocionin e binin dakord nese egzistonte vullneti politik per te miren e vendit. Aktualisht fryma e bashkepunimit tregohet duke u zgjidhur ceshtja e e KQZ dhe berja e zgjidhjeve te ndershme…

Ylli Lalo Gje e mire. Debatet kthehen ne “tornado“.

Bujar Xhafa debat ka patur… (sigurisht jo profesional)

Neleda Bashi E çuditshme….votim robotesh!

Bas du formulaire

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency