Anaidi, Ilirit: Po fitove ti, do të bëj vetëvrasje, unë nuk shitem si ti

0
1823

 

anaidi-iliri-debat-30.5.13.1-300x170Të katër banorët fillojnë të diskutojnë me njëri-tjetrin në dhomën e ndenjes, duke shkëmbyer biseda të ndryshme me njëri-tjetrin. Anaidi dhe Iliri fillojnë të hedhin batuta me njëri-tjetrin fillimisht me shaka dhe më vonë përballen hapur, duke shkëmbyer opinionin e tyre për tjetrin sy më sy. “Ti dukesh njeri me ambicie, por në fakt perspektivën e ke zero”, – i thotë Iliri Anaidit. Ndërsa Anaidi ia kthen: “Rike, hap pas hapi, Like”. “Ai tru i vogël do të të lërë ty aty ku je”, – i kundërpërgjigjet Iliri, ndërsa vazhdon: “Mendjen nuk e kemi të kufizuar”. “Ti ke të drejtë të fantazosh sa të duash, por në momentin që ngec aty duhet të ecësh me këmbë më të vogla”, – ia kthen Anaidi. “Ti çfarë mendje ndjek që je i sigurt se do të fitosh?”, – e pyet Anaidi. “Unë me mendtë e tua nuk shkoj dot as deri te furgonët”, ia kthen Iliri, ndërsa shprehet i sigurt kur thotë se do ta fitojë Big Brother-in. “Unë po e fitove ti, do të bëj vetëvrasje”, – ia kthen Anaidi.

Ndërsa Elona e cila ndodhet aty që para disa minutash, i thotë Anaidit se për fituesin asnjëherë nuk i dihet. “Nuk fitohet duke bërë show, o Elona”, – ia kthen Anaidi. Ai mendon se përpara se të shprehesh në këtë formë, duhet të kesh disa pika referimi. Ndërsa Elona mendon se Iliri ka parandjenjën që do ta fitojë dhe ka të drejtë ta shprehë, pastaj se çfarë do të ndodhë, nuk varet në dorën e tij. “Por ia fusni kot fare ju”, – ia kthen ajo. Ndërsa Anaidi mendon se Iliri është duke fantazuar më tepër sesa duhet. “Ndryshimi mes ne të dyve është ky: unë eci me këmbë në tokë, ndërsa ti fantazon”, – i thotë Anaidi. Më pas të dy fillojnë të përballen me njëri-tjetrin e t’i tregojnë tjetrit se nuk vlen aq sa mendon. Ndërsa Anaidi i bën të qartë se ai fantazon dhe ëndërron më kot, Iliri mendon se Anaidi nuk ka një qëllim në vetvete dhe nuk ka vizion për të ardhmen. “Unë ndryshe nga ti, nuk shitem dhe këtë e ke treguar deri më tani”, – i thotë Anaidi, ndërsa i tregon një situatë të cilën ia ka treguar vetë Iliri për veten, ku ka shkuar në spital dhe është shtirur sikur ka bërë aksident, vetëm për të fituar lekë. “Unë këtë gjë nuk e bëj dot, ndërsa ti e shet veten”, – i thotë Anaidi. “Ti deri këtu mendon, nuk ke vizion”, – vazhdon t’i thotë Iliri, ndërsa mendon se Anaidi flet në ajër dhe pa baza. Ndërsa për veten ai shprehet duke thënë se del nga Big Brother me 100 milionë lekë. Ndërsa më vonë flasin për premisat dhe ëndrrat që kanë në jetë, ndërkohë që Iliri vazhdon t’i thotë Anaidit se ai shikon vetëm sot për nesër, kurse për veten shprehet duke thënë se e mendon veten milioner. Iliri mendon se Anaidi është njeri i vogël, ndërsa Anaidi mendon se Iliri është mashtrues dhe flet pa baza.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency