Ndahet nga jeta aktori i komedisë Marko Bitraku

0
200

images (1)

 

Pak ditë më parë, aktorit Marko Bitraku iu dha një çmim special nga Festivali i Komedisë në Korçë për kontributin e tij në teatër. Ai nuk arriti të ngjitej në skenë për ta marrë vetë vlerësimin prej sëmundjes së rëndë, për të cilin flitej mes aktorëve, duke ia kaluar këtë djalit të tij, aktorit Besmir Bitraku. Ky ishte nderimi i fundit, së paku në të gjallë që iu dha, në të kundërt nga rastet e tjera, kur dje, aktori korçar është ndarë nga jeta.

Dje, lajmi i ndarjes nga jeta është dhënë në një njoftim për mediat nga Teatri Kombëtar, vendi ku nesër prej orës 12.00-14.00 do të bëhen e homazhet e përcillet artisti për në banesën e fundit. Bitraku ka pasur një karrierë 40 vjeçare me teatrin dhe kinemanë shqiptare. Janë me dhjetëra role ku aktori ka marrë jo pak vlerësime. Një vit më parë, në pranverë të 2014, Bitraku pati rolin e fundit të tij, në komedinë “Loja e dashurisë dhe rastësisë”, shfaqur në skenën e Teatrit Kombëtar, por ky aktor ka një “monument” memorie të jashtëzakonshëm në qytetin e tij, në Korçë, por me prezencë edhe në skenën e Durrësit. Bitraku ka nisur të punojë si aktor profesionist në vitin 1974 në teatrin e Korçës, për të cilën është shprehur në media, mjaft shpesh, se ndjente keqardhje për gjendjen ku ishin aktorët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here