Gjermani, azilkërkuesit shqiptarë sherr me pakistanezët, 14 plagosen

0
135

 

Një përplasje mes grupeve të emigrantëve shqiptarë dhe pakistaneze ka ndodhur në qendrën e refugjatëve në Kassel-Calden. Sherri ka nisur nga një debat mes një të riu dhe një personi të moshuar dhe ka zgjatur disa orë. Konfrontimi ka nisur në qendrën ku ofrohet ushqim për azilkërkuesit dhe sipas zyrtarëve 14 persona, përfshirë tre polici kanë mbetur të plagosur. Fillimisht pati një përleshje mes 60 personave. Policia ndërhyri duke qetësuar situatën, ku rreth 70 policë ishin në qendrën e pritjes së azilkërkuesve. Përleshja nisi sërish më vonë, ku në sherr u përfshinë nga një anë 70 persona dhe nga ana tjetër 300 të tjerë. Në këtë qendër të pritjes së azilkërkuesve gjenden 1500 refugjatë nga 20 vende të ndryshme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here