Sulçe: Rritja e borxhit, buxheti në qeverinë Rama një letër ku mund të shkruajë dhe të fshijë kushdo…

0
117

Në lidhje të drejtëpëdrejtë me edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, Aurora Sulçe, gazetare që mbulon çështjet e ekonomisë në A2CNN, duke komentuar rritjen e konsiderueshme të borxhit dhe deficit buxhetor nga ana e qeverisë Rama në këtë fund mandate të dytë qeverisës, tha ndër të tjera se buxheti është bërë një letër ku kushdo mund të ndërhyjë dhe të shkruajë, apo të fshijë sipas qefit.

‘Në fakt kemi një akt normativ në këtë rast që është depozituar më parlament dhe që pritet të diskutohet përpara se të mbyllet ky sesion në korrik. Aty kemi rishikimin  e katërt të buxhetit.

Ky rishikim vjen vetëm pas dy muajsh, pasi u bënë dy ndryshime  e fundit të aktit të rëndësishëm të financave publike.

Pavarësisht arsyetimeve që jepen nga Ministria e Financave si ndryshime të dosmosdoshme, nuk vlen një ndryshim kaq i shpeshtë i buxhetit. Zakonisht buxhetet kanë ndryshuar shpesh por në një praktikë bëhët me akt normative, në fund të fundit, kur ka raste emergjente që mund të ndodhin në zhvillimin rajonal, tregtinë e jashtme apo investimeve të huaja, apo situatave të brendshme si pandemia apo tërmeti.

Por absokutisht nuk mund të bëhën kaq të shpejt aq më shumë që vitin 2021 kur qeveria e ka shpallur si vitin e rimëkëmbjes ekonomike.

Dhe ku në tetorin e 2020 kur u bë dorëzimi i buxhetit u konsiderua si një vit të suksesit në realizimin e të ardhurave  ashtu edhe te realizimit të shpenzimeve, madje do kishim një rritje ekonomike prej 5 përqind.  Shqetësimi i parë që kam është ndryshimi i kaq i shpeshtë i financave publike, ku kushdo mund të shkruajë apo të fshijë, sepse projektet duhet të realizohen, sepse duhet të jenë në përputhje me buxhetin afatmesëm 3 vjeçar,

Pra ka një plan të caktuar, nuk mund të ndërhysh sa herë ke një projekt për të financuar.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here