Gjyqi / Tom Doshi, akuzë të rëndë për Spartak Brahon: Ka vrarë një ushtar 18-vjeçar

0
122

 

 

Tom DoshiGjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Lartë, Tom Doshi është shprehur i vendosur për të mos u tërhequr nga padia për shpifje që i ka bërë Spartak Brahos. Ndërsa kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se denoncimin ndaj Doshit për raport mjekësor të falsifikuar e ka bërë në emër të LSI-së

 

Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi, ka refuzuar të pajtohet me deputetin e LSI-së Spartak Braho duke e akuzuar atë si vrasës. Në seancën e djeshme të mbajtur në Gjykatën e Lartë, Doshi është shprehur i vendosur për të mos u tërhequr nga padia për shpifje që i ka bërë Brahos. Ndërsa kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se denoncimin ndaj Doshit për raport mjekësor të falsifikuar e ka bërë në emër të LSI-së, forcës politike ku ai është deputet. Dy deputetët e parlamentit shqiptar Tom Doshi e Spartak Braho kanë refuzuar mundësinë e dhënë nga Gjykata e Lartë për tu pajtuar midis tyre, pas padisë për shpifje që deputeti i përjashtuar nga PS ka bërë ndaj kreut të komisionit të Sigurisë Kombëtare.

 

Në sallë

Duke mos i dhënë as dorën njëri-tjetrit ata janë futur në sallën e gjyqit, ku seanca prej 10 minutash është shoqëruar me batuta në distancë. “Unë nuk kam shpifur ndaj Doshit”, – u përgjigj Braho gjykatës, duke sqaruar se deklarimi i tij për raportin fals mjekësorë të Doshit është bërë në cilësinë e deputetit dhe ai ka lexuar një qëndrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Me Doshin njiheshim prej vitesh si deputet, po ashtu e njoh dhe para viteve 1990 ku Doshi ka shërbyer si ushtar në Durrës, e nuk kam asnjë problem personal”, – mbylli deklarimet e tij Braho. Ndërsa deputeti Doshi ka refuzuar pajtimin, duke i thënë gjykatës se ai kërkon që shpifësi të dënohet. Pas refuzimit të pajtimit, Doshi reagoi për mediat duke e akuzuar kreun e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Brahon për vrasje n e një ushtari 18-vjeçar para viteve ‘90. I pyetur nëse mbështet reformën në Drejtësi, Doshi deklaroi se ai do të jap votën e tij.

 

Akuza e vrasjes

Deputeti Tom Doshi ka lëshuar dje një tjetër akuzë të rëndë ndaj deputetit të LSI-së, Spartak Brahos: Spartak Braho ka vrarë një ushtar 18-vjeçar! “Bomba” e radhës është lëshuar në seancën e pajtimit ndërmjet tij dhe Brahos në Gjykatën e Lartë, pas padisë që Doshi ngriti ndaj Brahos për shpifje. Doshi refuzoi të pajtohej me krahun e djathtë të Ilir Metës dhe kreun e Komisionit të Sigurisë duke thënë se “nuk pajtohem me shpifës dhe vrasës.” Urrejtja ndaj tyre ka zënë rrënjë në kohën kur Doshi akuzoi kreun e parlamentit, Ilir Metën, se kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Deputeti Doshi kërkon 1 lekë dëmshpërblim nga deputeti i LSI-së Spartak Braho pasi ky i fundit e akuzoi publikisht se ka falsifikuar raportin-mjekësor me të cilin Doshi justifikoi mungesën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij, 3 muaj më parë… Kërkesë e cila u bë nga prokuroria pas hetimit ndaj Tom Doshit për një kallëzim të rremë, ku vetë Doshi denoncoi publikisht se kreu i parlamentit Ilir Meta kish paguar vrasës me pagesë për eliminimin e tij.

 

BOX

Akuzat e Doshit për Metën dhe përplasja me Brahon

 

Urrejtja ndaj tyre ka zënë rrënjë në kohën kur Doshi akuzoi kreun e parlamentit, Ilir Metën, se kishte porositur vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Në mbështetje të Metës doli e gjithë LSI-ja në një front të përbashkët të kryesuar nga Braho. Braho më 25 mars 2015 doli para medias duke deklaruar se ka fakte rrënqethëse ndaj Doshit. Sipas tij, ai kishte paraqitur një raport të falsifikuar në Komisionin e Mandateve të Kuvendit për të mos u paraqitur, lëshuar nga të njohur të tij. Për këtë “shpifje”, Doshi e hodhi në gjyq Brahon, seanca e parë e të cilit u zhvillua sot dhe kërkoi dëmshpërblim vetëm 1 euro!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here