Injoron opozitën dhe partnerët / Rama: Keni ngelur 30 dele me çobanin e rraskapitur fare. S’jam Kryeministër i ndërkombëtarëve

0
109

 

paloka, ristani debat me ramen

Në seancën e djeshme në Kuvend, Kryeministri Rama, ashtu si në shumë raste, nuk ka lënë pa thumbuar opozitën, duke e quajtur një kope delesh me një çoban të rraskapitur. “Njerëzit nuk janë kriminelë se vendosni ju e sa më shumë të bëheni pjesë e moralit suprem aq më shumë qesharakë bëheni se zgjedhjet nuk kanë dy vjet, dy muaj kanë këto të dytat. E nuk është se shqiptarët, se flisni në emër të shqiptarëve, por puna është se pas 2 vitesh shqiptarët nuk përtuan t’ju japin të njëjtën sasi shpullash që ju dhanë dy vjet më parë. Tani kjo nuk ju bën të reflektoni ndopak! Ju bën të kuptoni se shqiptarët nuk mund t’i trajtoni si kope, se keni dhe çobanin të rraskapitur fare që nuk rri dot në këmbë, jo më të mbajë kopenë nga prapa. Keni ngelur 30 dele të gjitha bashkë. Të paktën një nivel inteligjence minimale ia detyroni këtij Parlamenti se e keni bërë zhele fare raportin me arsyen”, – tha Rama. Po ashtu në vazhdën e një replike në distancë të zhvilluar me ambasadorin amerikan Lu dy ditë më parë lidhur me tiparet e klasës politike shqiptare dhe duke iu referuar deklaratave të opozitës për mbështetjen e ndërkombëtarëve, kreu i qeverisë tha: “Këtë punën e ndërkombëtarëve, për ju jo për mua, mos e përmendni shumë, ky është Parlamenti i shqiptarëve, nuk është i ndërkombëtarëve. Unë jam Kryeministri i kësaj qeverie, nuk jam as i dërguar i OKB-së, as ambasador i ndonjë shteti tjetër. Çfarë bëjmë e bëjmë sepse ashtu besojmë dhe ashtu mendojmë dhe çfarë besojmë ndryshe nga partnerët, dhe nga ju që ju kemi më shumë miq se ta, e besojmë dhe mendojmë ndryshe, dhe nuk e bëjmë”.

 

box

Bedri Hoxha: S’jemi tufë delesh, Rama pervers

 

Deputeti demokrat Bedri Hoxha deklaroi dje në Kuvend se u ndie i fyer nga cilësimet e Kryeministrit për opozitarët dhe nuk ngurroi t’ia kthejë atij me të njëjtën monedhë. “Ne nuk jemi një tufë delesh këtu, veç nëse ai e ka fjalën për ata të vetët. Është pervers, se përveç asaj fjale nuk i shkon asnjë fjalë tjetër”, – pohoi ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here