Çfarë është në thelb një shoqëri e drejtë?

0
132

Nga Artan Fuga

Nga libri im : Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit në Shqipërinë pas-totalitare

Botohet nga PAPIRUS këtë vjeshtë!
———

Çfarë kuptonte Aristoteli me shoqëri të drejtë? Një shoqëri të virtytit. Atje ku sundon virtyti atje është edhe e drejta. Por, cili është virtyti më rëndësishëm, ai nga varen të gjithë virtutet e tjerë ? – pyeste Aristoteli. Sipas tij ky është parimi i barazisë të qytetarëve. Dhe barazia themelore e qytetarëve është atëhere kur të gjithë qytetarët kanë mundësi, sikurse shkruante ai, edhe të dinë t’i nënshtrohen atyre që sundojnë, por edhe të sundojnë nëse kushtet, koha dhe marrëdhëniet shoqërore në qytet kërkojnë që të jenë ata që qeverisin. Të gjithë qytetarët të mund të qeverisen dhe të qeverisen. Kjo është një shoqëri e drejtë. Sa herë nuk respektohet ky parim, aq herë kemi uzurpim të pushtetit, shoqëria vetë bëhet e padrejtë në të gjitha fushat e saj, dhe në vend të virtytit sundon vesi më i keq. Pra, shoqëria duhet të lejojë transformimin e dhe kalimin e lirë të pushteteve nga ata që qeverisin te të qeverisurit. Cilëtdo qofshin këta. Ajo shoqëri që nuk lejon transferimin e pushteteve është një shoqëri e padrejtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here