Endira Bushati shpërthen ndaj Alfred Lelës: Ta shpëtojmë PD nga ky soj servilësh që opozitën e konsideron biznes!

0
117

Post kryesia e PD-së duket se po sjell më shumë përplasje edhe se vetë mbledhja e kryesisë së demokratëve ku nuk munguan edhe incidentet. Por pas publikimit të disa audiove nga SYRI.net, kanë nisur edhe ‘gjuetia’ për njerëzit që i kanë regjistruar.

Sigurisht aludimet janë të shumta, por një prej anëtarëve të kryesisë që i është përmendur emri si regjistruese ka reaguar.

Bëhet fjalë për Endira Bushatin, ish-kryetaren e AMA dhe aktualisht anëtare e kryesisë së PD-së. Ajo ka reaguar ndaj medieve që i kanë përmendur emrin pikërisht si njeriu që ka bërë përgjimet në kryesi.

Ja çfarë shkruan Endira Bushati në Facebook:

Sqarim:

Po lexoj që një portal i quajtur “Politiko” paska shkruar se unë kam përgjuar mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë.

Ky soj portali u drejtoka nga njëri me emrin Alfred Lela…

Së pari: Kur unë flas në media, në kryesi, në facebook, flas vetëm në emrin tim dhe nuk i shërbej asnjërit që tenton të përdorë qëndrimin tim publik ndaj Bashës për emocionet e veta të protagonizmit politik!

Së dyti: UNË NUK KAM PËRGJUAR E AS REGJISTRUAR MBLEDHJEN E KRYESISË, DHE AS MË SHKON MENDJA TA BËJ NDONJËHERË KËTË GJË, SEPSE UNË QËNDRIMIN TIM E KAM TË QARTË E TË PRERË NË LIDHJE ME ÇËSHTJEN!

MADJE MADJE DHE VETË, FJALËN TIME E PASHË TË QARKULLONTE NË MEDIA SOT NË MËNGJES!

Ndaj, i bëj thirrje urgjentisht këtij portali të japë menjëherë përgënjështrimin tim, siç e deryron ligji, përndryshe do të depozitoj që të hënën padi për shkaktim dëmi në gjykatë!

Ky lajm, ka 2 mundësi si mund të jetë prodhuar:

1. Shpifës profesionistë e injorantë që nuk dinë pasojat ligjore!

2. Urdhër nga zyrat e PD, që vetë duket se kanë nxjerrë përgjimin me qëllimin për të denigruar kritikët e (medemek) Kryetarit!

Duhet të shpëtojmë Partinë Demokratike nga ky soj servilësh që opozitën e konsiderojnë biznes!

Në radhë të parë, për vendin!

(P.S. I kujtoj kësaj Lelës që unë nuk kam “përtuar” të merrem me Top Channelin e Klanin bashkë, edhe atëherë kur shefi i tij kishte frikë të merrej!)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here