Gjykata rrëzon kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë

0
309

Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali. Sipas gjykatës së Durrësit, Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale. Vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Çera, ndërsa Hatia, që deri tani ka qenë në kërkim, lirohet nga të gjitha akuzat.

Alket Hatija 44 vjeç është etiketuar nga mediat italiane si “Zot i drogës”. Ai u arrestua me 8 korrik me urdhër të Prokurorisë së rrethit Durrës pasi emri i tij u shfaq në sistemin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.

Urdhri i kërkimit ndërkombëtar bazohej në vendimin e datës 30 shtator 2016 të Gjykatës së Milanos, që e dënonte Hatinë me 20 vjet burg për trafik narkotikësh. Hatija cili ka vuajtur një dënim në Shqipëri në vitet 2008-2014 për “trafik narkotikësh” dhe pretendon se e ka shlyer dënimin për të njëjtat fakte penale që është gjykuar edhe në Itali.

Që nga 11 korriku 2017, ditë kur Hatia rifitoi lirinë nga Shkalla e Parë, ai nuk ka mundur të arrestohet më nga policia, megjithëse gjykata e Apelit Durrës, kishte caktuar masën e “arrestit në burg” për të. Çështja u rikthye për gjykim në themel, ndërsa sot u rrëzua përfundimisht.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here