Nafta dhe çmimet e ushqimeve në stratosferë/ Paralajmërohen protesta: Sot fikni në 12:00 makinat

0
197

Bordi i Edi Ramës e rriti sot çmimin e naftës në 258 lekë për litër, nga 248 lekë që ishte.

Çmimi rekord i naftës sjellë reagime në rrjetet sociale, ndërkohë që shumë qytetarë kanë paralajmëruar protesta në rast se kjo situatë nuk ndryshon.

Dita e sotme është njoftuar si protesta e parë dhe në orën 12:00 kërkohet që drejtuesit e automjeteve të fikin makinat. Ditën e djeshme me anë të një postimi paralajmërohen të gjithë qytetarët shqiptarë:

“Protestë, nesër në orën 12 fikni makinat kudo të jeni. Bashkohuni”, thuhet në njoftim.

Thirrje për protestë duke ndaluar makinat, ka bërë edhe aktivisti Adriatik Lapaj.

KOHA PËR TË PROTESTUAR NË ÇDO CEP TË SHQIPËRISË
Kudo ku jemi, t’i ndalim makinat. Të shpallim 1 ditë të protestës kombëtare e të refuzojmë abuzimin me çmimet. Të ndalim makinat! Të mbyllim dyqanet! Të refuzojmë të nënshtrohemi!
Ne jemi ndoshta vendi i vetëm në botë që paguajmë 8 taksa dhe tarifa mbi çmimin e karburanteve!
Taksa:
370 lekë akcizë;
270 lekë taksë qarkullimi;
30 lekë taksë karbon;
100 lekë taksë riliçensimi.
Tarifa të tjera që paguhen për koncesionarët privatë:
30 lekë tarifa e markimit dhe ajo e skanimit;
20 lekë tarifa e kontrollit te pompave;
Në fund, mbi 4 taksat shtetërore dhe 3 konçesionarët, shtohet edhe tatimi mbi vlerën e shtuar(TVSH):
TVSH mbi naftën është 20 % e çmimit final, ose rreth 400 lekë për litër.
Kjo e çon barrën totale të taksave që ne paguajmë për një litër naftë plot 1220 lekë për litër.
Pra në një litër naftë, që sot në treg shitet 2580 lekë, rezulton se rreth 1220 lekë janë taksa.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here