Shkrimtari francez / Houllebecq: Frika ndaj Islamit po bëhet obsesion në letërsi dhe media

0
137

 

 

hollebec

Portretizimi i frikshëm i Islamit në letërsi dhe në media është bërë obsesionale, tha shkrimtari i njohur francez Michel Houellebecq në një intervistë botuar të dielën nga gazeta britanike “The Guardian”. Vepra e fundit e Houllebecq-ut, “Nënshtrimi”, një roman i debatuar ashpër, i cili imagjinon një Francë në të cilën në vitin 2022 do të zbatohet ligji islamik dhe gratë franceze do të jenë të urdhëruara të mbulohen, do të dalë këtë javë edhe në përkthimin anglisht. Ndërkohë, javën e ardhshme “Nënshtrimi” botohet edhe në shqip nga shtëpia botuese “Scanderbeg books”, e cila ka botuar edhe romanet e mëparshme të shkrimtarit, si “Platforma” dhe “Ishulli i mundshëm”.

Moria e librave që media mbulon lidhur me frikën ndaj Islamit “është bërë në mënyrë efektive obsesionale”, – tha Houellebecq për të përditshmen britanike.

I pyetur nëse libri i tij ishte pjesë e kësaj, Houellebecq u përgjigj: “Sigurisht, sigurisht”

“Por unë nuk do të kërkoj falje, është e pamundur që të rrisim më tepër përqindjen e kushtuar Islamit në lajme, pasi ajo është pothuajse 100%”, – tha ai.

I njohur në Francë dhe më pas jashtë për romanet e tij mizantrope dhe vargjet ironike, Houllebecq u akuzua si nxitës i racizmit në vitin 2002, pasi ai tha që Islami ishte “feja më injorante”. Ai u lirua nga të gjitha akuzat duke thënë se kishte ndërruar mendje, pasi kishte lexuar Kuranin dhe se Islami është një fe me të cilën mund të negociohej.

Publikimi i tij qëlloi me sulmet e dy xhihadistëve në Paris, mbi zyrat e revistës satirike “Charlie Hebdo”, pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed. “The Guardian” tha se Houellebecq ishte tani nën mbrojtjen e një eskorte të policisë. I pyetur nëse ai ishte islamofob, Houellebeck thotë: “Ndoshta, po, por fjala fobi do të thotë frikë, më shumë sesa urrejtje”.

Frika është terrorizmi tha ai. “E gjitha kjo po shkon keq në Perëndim, mund të thuhet se ajo po shkon në drejtimin e gabuar. Edhe pse terroristët ishin një numër i vogël njerëzish, ndoshta pak njerëz mund të kenë një efekt të kaq fortë. Shpesh pakicat më të vendosura mund të bëjnë histori”, – tha Houllebecq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here