Trafiku i drogës me avionë, policia: Koka e grupit në Vlorë. 2500 euro për një rrugë  

0
116

 

 

11997237_10155950423410214_470843525_nPolicia dhe prokuroria italiane ka bërë të ditur se koka e trafikut të drogës është në Vlorë, ku edhe ngarkoheshin kilogramët e kanabis sativës. Urdhrat dhe porositë vinin me anë të telefonit nga Gatinara dhe korrieri fluturonte në Leçe e më pas në Shqipëri

 

Jo pak, por 2500 euro për një rrugë. Mediat italiane vazhdojnë të publikojnë detaje rreth operacionit të policisë italiane, që çoi në pranga katër trafikantë droge një ditë më parë në Torino. Dy shqiptarët dhe dy italianët ishin emra të njohur për hetuesit italianë, pasi kishin precedentë penalë. Një ditë më parë u sekuestruan gjithashtu edhe 80 kilogramë marijuanë, ndërsa bëhet e ditur se për çdo kilogram drogë fitimi ishte 2500 euro. Një fitim i konsiderueshëm duke llogaritur se benzina për një udhëtim vajtje ardhje ku dhe lihej ngarkesa kushtonte 450 euro. Grupi kriminal i zbuluar një ditë më parë vepronte në mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri ku një nga protagonistët kryesorë të trafikut kishte detyrën për të paketuar drogën dhe për ta transportuar atë në Itali.

 

Koka në Vlorë

Policia dhe prokuroria italiane ka bërë të ditur se, koka e trafikut të drogës është në Vlorë, ku edhe ngarkoheshin kilogramët e kanabis sativës. Urdhrat dhe porositë vinin me anë të telefonit nga Gatinara dhe korrieri fluturonte në Leçe e më pas në Shqipëri. Përballë një fitimi prej 2500 eurosh për çdo kilogram marijuanë, shpenzimet për menaxhimin e avionit të lehtë ishin shumë modeste pasi vetëm me 450 euro karburant vinte dhe shkonte nga Pulja ku zakonisht bënte uljen përfundimtare. Pronari i avionit të lehtë Dambrozio është gjithashtu dhe pronar i një restoranti ku ka dhe lojëra fati. Policia italiane vazhdon hetimet për të verifikuar nëse anëtarët e bandës punonin dhe për organizata të tjera si dhe për të identifikuar anëtarë të tjerë të grupit kriminal.

 

Kush janë shqiptarët

Policia e Shtetit italian ka publikuar në faqen e saj zyrtare lajmin për kapjen e një rrjeti trafikantësh shqiptare dhe italiane që transportonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali. Sipas policisë italiane ky grup kriminal transportonte sasi të mëdha marijuanë nga Shqipëria në Pimonte “regione” në veri të Italisë. Për t’i shpëtuar kontrolleve në kufi, transporti i drogës bëhej me një avion të lehte të tipit “Dinamik”. Trafikantët përdornin si bazë, aeroportin turistik të Gatinares në Vercelese. Trafikantët u kapën nga skuadra lëvizëse e policisë së Torinos, reparti ajror i Milanos dhe nga reparti për parandalimin e krimit në Torino. Policia Italiane ka arrestuar 4 persona dhe ka sekuestruar avionin.

 

Droga e kapur

80 kg marijuanë janë kapura, e cila ishte gati për tu hedhur në treg. Të arrestuarit janë dy shqiptarë dhe dy italianë. Të arrestuarit akuzohen për veprën penale të trafikut internacional të lëndëve narkotike. Avioni i kapur ishte modifikuar, atij i ishin hequr sediljet për të futur ngarkesën e madhe të drogës. Marijuana do të shitej me pakicë në qytetet e Torinos, Vercelit dhe Bielles. Avioni gjate udhëtimit nga Shqipëria për në Piemonte bënte një ndalesë teknike në qytetin e Leçes në jug të Italisë. Pikërisht gjatë kthimit të avionit nga Leçe për në aeroportin turistik të Gatinarës, avioni është zbuluar nga një helikopter i policisë Italiane që e ka bllokuar dhe e ka detyruar të ulet në tokë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here