Maliqi: Tahiri është sëmurë, kushedi ç’i ka bërë Rama në burg. Koka, Bllako të kontrollojnë ushqimin

0
195

Ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Lefter Maliqi i është bashkuar sot protestës në Rrugën e Shpresës, nga ku mbajti dhe fjalën e tij.

‘’Tahiri është sëmurë, kushedi ç’i ka bërë Rama në burg. Koka, Bllako të kontrollojnë ushqimin, të ruhen se kushedi ç’bëjnë këta’’, tha Maliqi.

Ka të dhëna të fundit që duhen verifikuar, ka të dhëna që Ahmetaj shpëtoi nga jeta kurse për Tahirin që është i sëmurë rëndë, kushedi çfarë i ka bërë në burg dy vjet apo tre vjet.

Siç ju ka bërë gjithë bashkëpunëtorëve të tij.

Prandaj e paralajmëroj dhe e kam thënë në gjithë rrjetet sociale, edhe për Lefter Kokën por edhe për të tjerë, të ruhen.

Të kontrollojnë ushqimin. Se ç’nuk ndodh me këta.

Çfarë mund të thuash për sigurinë kombëtare?

Shikoni si është sofistikuar krimi. I patë Bajret? Gokajt? I keni parë të tjerët, oligarkë e banditë?

Janë pasuruar dhe janë kthyer në firma ndërtimi.

Në vrasës me pagesë, jo vetëm të elementëve të kundërshtarëve politikë por edhe të atyre të votës së lirë, duke shantazhuar, kërcënuar dhe duke blerë votat.

Imagjino ku ka arritur krimi në Shqipëri.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here