Objekti që na bashkon me jashtëtokësorët

0
192

 

ufo_antartideDuhej që të shponin për më shumë se dhjetë vjet, që të arrinin në sipërfaqen e liqenit Vostok. Aty poshtë, nën një trashësie prej katër kilometrash akulli, një ekip shkencëtarësh rusë, zbuluan masën e ujit të ëmbël të liqenit të veçuar këtu e miliona vjet. Provat e para, për ekzistencën e këtij liqeni u mundësuan nga radarët britanik (që i pasuan një hartimi dhe studimi të mirëfilltë të shkencëtarëve nazist) gjatë dhjetëvjeçarit të 1970-ës. Liqeni është pjesë e 370 liqeneve të zbuluara dekadat e fundit të cilët, të cilët ndodhen nën sipërfaqen e akullit të Antarktidës. Por, më i veçanti i këtij grupi liqenesh të zbuluar në Antarktidë, është ai i Vostokut, pasi uji i ëmbël i këtij liqeni nuk ardhur kurrë në kontakt me atmosferën e jashtme të sipërfaqes së tokës, të paktën për më shumë se 14 deri në 20 milionë vjet dhe shkencëtarët besojnë se aty mund të zbulojnë forma të ndryshme jete “jashtëtokësore” të cilat kanë jetuar/ jetojnë të veçuara në errësirë e të pa ndikuara/infektuar nga atmosfera e tokës dhe forma e jetë që ekziston në sipërfaqe të saj. Madje shumë shkencëtar, mendojnë se studimi i liqenit do t’u jap prova të forta për forma të ndryshme të jetës të pa njohura deri më sot, të cilat mund të ekzistojnë edhe në satelitët e talenteve të mëdhenj si Jupiterit, si dhe të Enceladus satelit i Saturnit. Por teoritë më “të përparuar” bëjnë fjalë për forma të ndryshme jete jashtëtokësore dhe për baza sekrete ushtarake shkencore naziste. RIA Novosti, pohon se Gjenerali Gjerman, Kral Donitz, kishte deklaruar: “Në 1943-in, një nëndetëse gjermane, kishte krijuar një vendstrehim të sofistikuar, të jashtëzakonshëm në anën tjetër të globit”. Sonda e shpimit të misionit rus në liqenin Vostok, qëndroi aty për shumë vite rresht, ku i theksuar ishte dyshimi dhe shqetësimi i shumë kolegëve të tyre të cilët shpreheshin hapur për rrezikun e një infektimi të mundshëm të ujërave nga sonda e shpimit. Përpjekja filloi në vitin 1998 dhe vetëm vjet, shpimi mundit të arrinte disa metra mbi sipërfaqen e liqenit. Por, aty shkencëtarët rusë, u detyruan të ndalonin përpjekjet e tyre për shkak të frikës së ndryshimit të atmosferës së izoluar, por edhe të për shkak të ardhjes së dimrit të acartë e të fortë. Sivjet, misioni i shkencëtarëve rusë, ndoqi një strategji të re: pesë metra mbi sipërfaqen e liqenit, sonda e zakonshme e shpimit, u zëvendësua me një strukur të re, e cila funksiononte me ngrohje, avull me anë të cilit mundën të shkrinin akullin deri sa të arrinin në nivelin e synuar. Analizimi i kampionëve do të mundësonte në të ardhmen hapjen e rrugës së një epoke të re për gjeologjinë dhe astrologjinë, pasi liqeni Vostok, është nga më të rrallit dhe i vetëm në rruzullin tokësor, me një atmosferë “tokësore” të pa infektuar e të pastër.

 

Zbulim i papritur në bërthamën e Tokës

Meqë nuk ka mundësi që të shkohet në zemrën e Tokës, shkencëtarët e studiojnë çerdhen e saj përmes ushtimave që lëshojnë tërmetet. Ata analizojnë ndërrimet derisa ushtimat depërtojnë nëpër shtresa të ndryshme të planetit. Profesori Siadong Song nga Universiteti në Ilinois ka deklaruar për BBC se “tallazet kthehen pas-para nga njëra anën në anën tjetër të Tokës”. Këto të dhëna, konsideron ai, tregojnë se çerdhja e Tokës – rajoni i fortë me madhësi sa Hëna, në të vërtetë është e përbërë nga dy pjesë. Informatat e mbledhura gjatë aktiviteteve sizmike sugjerojnë se kristalet në “çerdhen e çerdhes janë të vendosura në drejtimin lindje- perëndim, pothuajse të shtrira, shikuar nga poshtë, lartë mbi Polin Verior. E kristalet që gjenden në “pjesën e jashtme të çerdhes” janë të vendosura në drejtimin veri-jug, do të thotë vertikalisht nga e njëjta pikë lartësie. “Fakti se kemi zbuluar struktura të ndryshme në pjesë të ndryshme të çerdhes flet për një histori shumë të gjatë të Tokës”, ka thënë prof. Song. Ngurtësimi i çerdhes, e cila gjendet 5.000 kilometra në thellësi, ka filluar para rreth 1 miliard vjetësh. Çerdhja vazhdon të rritet brenda vitit për 0,5 milimetra. Zbulimi se në të gjenden kristale të renditura ndryshe, shpien në përfundim se ato janë formuar në kushte të ndryshme dhe se në periudha të ndryshme planeti ynë ka provuar ndërrime dramatike.

 

Çfarë ndodh kur përzihen antibiotikët dhe alkooli?

Besoni apo jo, shmangia e kënaqësisë në pije alkoolike gjatë marrjes së antibiotikëve nuk ka absolutisht kurrfarë kuptimi, së paku jo për shumicën e barnave të këtij grupi. Dhe, besoni apo jo, kjo lajthitje është e rrënjosur për shkak të seksit të tepërt!

Hulumtimet më të reja të ekspertëve të sëmundjeve venerike konfirmojnë që njerëzit nën ndikim të alkoolit janë më të prirë që të bëjnë marrëdhënie seksuale pa prezervativë, madje edhe me partnerët e panjohur. Megjithatë ekzistojnë barnat kundër infeksioneve të cilat ASSESI nuk bën të kombinohen me ALKOOLIN, sepse madje edhe pirja e vetëm dy-tri gllënjkave birrë, madje edhe shurup kundër kollës i cili përmban metanol, mund t’ju shkaktojnë halucinacione të mëdha (madje jo ato argëtuese) dhembje koke, mundime, vjellje, rrahje zemre dhembje stomaku, skuqje e lëkurës së fytyrës, por gjërat mund të komplikohen edhe më keq, mund të çojnë edhe në vdekje. Disa nga këto barna janë (orvagil, flagyl, atrican), tinidazol (triagil, fasigyn) dhe sulfametoksazol/trimetoprim (bactrim, trimosul, trimosazol, baktimol), të cilët përdoren për shërimin e infeksioneve të shkaktuara nga protozaoma apo bakteret. Disa nga to, posaçërisht orvagilin, shpesh ua përshkruajnë pacientëve dentistët, andaj patjetër verifikoni se a mund të pini ndonjë gllënjkë gjatë shërimit. Sa u përket antibiotikëve të tjerë, e vërteta është që asnjë pije e vetme nuk do të dëmtojë, as që do të shkatërrojë ndikimin e alkoolit. Mirëpo, dehja dhe mahmurllëku përfundimisht nuk janë gjendje në të cilat vetes dhe organizmit tuaj do t’ia bënit kur jeni të sëmurë. Që të merrni veten sa më parë, më mirë është të përmbaheni disa ditë derisa jeni duke marrë barna. Kur inflamacioni (ftohja) të kalojë, do të keni arsye që të ngrini ndonjë dolli për shërimin tuaj!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here