Qeverisja e demokratëve, BB: Shqipëria doli si kryereformatore e ekonomisë në kohë krize

0
127

Florenc Drizari

Berisha: Qeveria  e re po përpiqet të zhbëjë praktikat dhe arritjet e deritanishme, rrezik largimet në administratë

 

August-27-14-2-36BBDrejtoresha e Bankës Botërore për Shqipërinë, Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Ellen Goldstein, vlerësoi bashkëpunimin me qeverisjen e djathtë përgjatë 8 vite të qeverisjes, duke thënë se nën drejtimin e Kryeministrit Berisha, vendi ia doli të përballojë me sukses krizë ekonomike globale.

Një ditë më parë Kryeministri Berisha priti një grup të Bankës Botërore, të kryesuar nga znj. Goldstein. Sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë,

Drejtoresha e Bankës Botërore i tha kreut të ekzekutivit se qëllimi i vizitës së saj ishte përcjellja e vlerësimeve të rejtuesve të BB dhe të gjithë ekipeve që kanë punuar me qeveritë Berisha, për 8 vitet e qeverisjes së fundit e më parë. Ka qenë një bashkëpunim i ngushtë dhe shumë i fryshëm, një partneritet konsekuent dhe i fuqishëm, në reformat e mëdha të ndërmarra dhe që ne shpresojmë, – u shpreh ajo, që Banka Botërore të ketë kontributin e saj nga bashkëpunimi, në arritjet tuaja. “Ju keni luftuar dhe keni bërë që Shqipëria nën drejtimin tuaj të cilësohet si kryereformatore e ekonomisë. Falë lidershipit tuaj, nuk është aspak tepër të thuhet që  Shqipëria ia  doli mbanë të lundrojë mbi krizën globale, të mbajë një ekonomi të qëndrueshme e me rritje”, – tha znj. Goldstein.

Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e falënderoi znj. Goldstein për bashkëpunimin e gjatë e të mrekullueshëm të Bankës Botërore me qeverinë e tij, si partnere e rëndësishme  në arritjet e vendit në këto 8 vjet. Institucioni që ju përfaqësoni dhe zyra e tij në Tiranë ,- u shpreh Kryeministri, ka qenë gjithmonë një partner eficent  e frutdhënës, që i ka dhënë vendit një ndihmë të paçmuar.

Përfaqësuesja e BB i tha Kryeministrit që institucioni i saj do të vazhdojë mbështetjen e qeverisë së re për vazhdimësi e zhvillim të qëndrueshëm, siç ka bërë dhe deri më sot, duke i sugjeruar qeverisë së re si fusha përqendrimi të bashkëpunimit: energjinë, menaxhim financiar, forcimin e konkurueshmërisë dhe shtimin e vendeve të punës, mbrojtja sociale, mbrojtja e ambientit etj.. I kemi sugjeruar qeverisë së re, të krijojë vazhdimësi e të mos fshijë rezultatet pozitive të reformave dhe institucioneve të ndërtuara, por të vazhdohet e çohet më tej investimi në ato fusha e sektorë.

Gjithashtu Kryeministri Berisha shprehu edhe shqetësimin për lëvizje të mundshme në administratën publike. Sipas tij, socialistët kanë përcjellë mesazhe konfuze në lidhje me biznesin. “Deklarata e tyre për të ashtuquajturën vendosje të kriterit të meritës në rekrutim është thjesht një maskim i përpjekjes për të çmontuar administratën shtetërore ekzistuese. Ata po përpiqen me të gjitha format për të larguar nga puna me mijëra e mijëra punonjës e për t’i zëvendësuar ata me militantët që duan të shpërblejnë. Qeveria  e re po përpiqet të zhbëjë të gjitha praktikat dhe arritjet e deritanishme. Kështu, deklaratat e tyre për masterplane të reja në bregdet e gjetkë kanë synim mbrojtjen e bizneseve të tyre.

Znj. Goldstein e falënderoi dhe një herë Z. Berisha për gjithë kontributin dhe bashkëpunimin e dhënë në zhvillimet e vendit dhe i kërkoi bashkëpunim po aq të frytshëm edhe si opozitar.

Kryeministri Berisha i ktheu falenderimet edhe njëherë dhe i premtoi se do të qe një opozitar shumë aktiv, në të gjitha momentet e zhvillimit të vendit, si zëdhënës e mbrojtës  i interesave të të gjithë shqiptarëve”, – thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Kryeministrisë.

 

 

Situata në Siri, Berisha: Mbështetje SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për t’i dhënë fund masakrës

Kryeministri Sali Berisha përshëndet qëndrimin e SHBA dhe aleatëve ndaj krimeve të fundit kundër njerëzimit, të kryera me përdorim gazi nervin nga diktatori i Sirisë al-Assad.

“Qeveria shqiptare ka ndjekur me shqetësim të madh masakrën e popullsisë civile në këtë vend, në të cilin kanë vdekur mbi 100 mijë qytetarë sirianë, ndër të cilët edhe mijëra e mijëra qytetarë me origjinë shqiptare rezidentë të hershëm në lagjet kryesore të Damaskut dhe Alepos.

Qeveria shqiptare ka qenë dhe mbetet e gatshme të mbështesë politikisht, por dhe me të gjitha mundësitë e tjera modeste, si vend anëtar i NATO-s, SHBA-të dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut, në çdo veprim që duhet të ndërmerret për t’i dhënë fund masakrimit të popullsisë siriane dhe mbështetur opozitën siriane në ndërtimin e një Sirie të lirë dhe demokratike”, – thuhet në njoftimin zyrtar të qeverisë.

Ndërkaq, Uashingtoni ka kërkuar zyrtarisht kontributin grek, për lehtësimin e lëvizjes së mjeteve të tij ushtarake, ajrore dhe detare dhe për përdorimin e bazave ushtarake në Kretë dhe të asaj të Kalamatës në Peloponez, për një ndërhyrje ushtarake të mundshme në Siri.

Mësohet se Ministria greke e Mbrojtjes ka pranuar kërkesën e aleteve të saj në NATO, në të gjitha skenarët që po analizohen, është vënë në dukje roli kyç i Greqisë, ndërsa kane filluar dhe po vlerësohen korridoret e posaçme ajrore dhe detare për lëvizjet e trupave ushtarake.

Në shtabin qendror të ushtrisë greke është regjistruar ne ditët e fundit një përqendrim i madh i anijeve aleate, në zonën e Mesdheut juglindor, fakt qe sipas analisteve tregon se vendimi për Sirinë, tashme është marrë.

Pritshmëritë e aleatëve, Mark Frroku: Post zëvendësministri dhe prefekti

Aleatët e vegjël me Partinë Socialiste kanë filluar negociatat për postet e dyta të qeverisjes pas ministrive, duke përfshirë edhe ato të prefekturave në qarqet kryesore të vendit.

“Asnjë qejfmbetje që partia e tij u la jashtë kabinetit të ri, por përfaqësim të duhur në nivelin e dytë të qeverisjes”.

Ky është qëndrimi i kreut të PDKSH-së, Mark Frroku, partia e të cilit nuk mori asnjë ministri, pavarëisht se në 23-Qershor arriti të marrë një mandat deputeti.

Në pritje të nisjes së negociatave me kryesocialistin Edi Rama, Frroku i ka idetë e qarta për postet që do ti kërkojë Kryeminstrit të ardhshëm.

Mark Frroku, bashkëiniciatori i propozimit për bashkimin e Partive Kristian Demokrate, apelon për unifikim të këtyre partive, pasi do të rezultonte me rritje të numrit të votave.

Mark Frroku, ashtu si edhe aletë të tjerë, presin konkretizimin e negociatave me kryeministrin e zgjedhur, Edi Rama, negociata të cilat kanë mbetur pezull, për shkak të axhendës së kryeministrit të ardhshëm .

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency