Debate të nxehta/ Malaj kërkon përfaqësuesin e Ramës… ky shkarkim do të shkojë në Strasburg…

0
81

Mes debateve të nxehta, po vazhdon punë Komisioni i Ekonomisë në Kuvend ku po shqyrtohet kërkesa e kryeministrit Edi Rama, për shkarkimin e Arben Malajt nga Bordi drejtues i Bankës së Shqipërisë.

Arben Malaj që në nisje të seancës ka kërkuar që në komision të ketë një përfaqësues nga pala që ka dërguar kërkesën për shkarkim, pra nga Këshilli i Ministrave, që edhe seanca të funksionoj sipas rregullave. Ai i ka thënë se kjo seancë është serioze, pasi do shkoj deri në Strasburg, dhe pala kërkuese duhet të sillet në mënyrë serioze.

Ndërkohë mes  Malajt dhe Arben Ahmetajt janë krijuar disa situata tensioni. Sipas Malajt Komisioni i Ekonomisë nuk është profesional dhe ka ngërç institucional në lidhje me shkarkimin e tij, pasi ky shkarkim është iniciuar nga vetë kryeministri Rama.

“Unë do të bëj raportimin profesional në raport me propozimin që ju mund ta thoshit se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërç institucional sepse çdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit, në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mund të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?”, tha Malaj mes të tjerave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here