PD, Tabaku: Rama plan për të grabitur pasuritë e vendit, s’do e lejojmë

0
136

Florenc Drizari

Jorida Tabaku: Mungesa e qëllimshme 11 vjeçare e Planit Urban të Tiranës tregon se ai e sheh territorin si një hapësirë për ta futur nën kontrollin.

 

Jorida-Tabaku-Partia Demokratike e quan një mbledhje klienteliste nga kryesocialisti Rama mbajtjen e konferencës për territorin me temë “Shqipëria e gjeneratës tjetër”. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia e PD-së, komentoi sërish konferencën e PS-së, duke u ndalur tek territori dhe projektet e reja të qeverisë së re. Tabaku u shpreh se shembullin më të mirë për territorin Rama e shpalosi në Tiranë. Për këtë përfaqësuesja e PD-së rikujtoi se qeverisja e re do të jetë nën monitorimin e rreptë të të djathtëve.

Konferenca me temë “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”, e organizuar nga Partia Socialiste për çështjet e administrimit të territorit dhe të ekonomisë, vijoi për dy ditë, të hënën dhe të martën, ndërkohë që në të morën pjesë përfaqësues të lartë të selisë rozë si dhe rreth 50 arkitektë, planifikues urbanë e ekonomistë nga vende të ndryshme të botës.

JORIDA TABAKU

“Këto ditë u mblodh në Tiranë një grup urbanistësh, klientelë e vjetër e kryesocialistit, arkitektit të betonizimit të Tiranës. Pjesë e një historie të dhimbshme të kryeqytetit, ky grup, i sajuar dhe i padëgjuar në ndonjë vend tjetër, vjen sërish të ekzekutojë me komandë politike mbi pronat publike dhe private të shqiptarëve. Vizioni i vërtetë i kryesocialistit për territorin u shpalos më së miri në Tiranën e betonizuar gjatë kujdestarisë së tij. Mungesa e qëllimshme 11 vjeçare e Planit Urban të Tiranës është një leksion bindës se ai e sheh territorin si një hapësirë për ta futur nën kontrollin e tij dhe të miqve të tij. Ndaj dhe këto ditë u përkujdes të mos u shfaqte turistëve kureshtarë as edhe një foto të bëmave të tilla si Komuna e Parisit”, tha Tabaku.

Sipas saj, Rama po synon të vendosë pronat e vendit në kontrollin e miqve të tij, teksa tha se mbledhja e konferencës dy ditore kishte si synim fshehjen e interesave të grupimit të tyre.

“Për të mbrojtur standardet demokratike dhe të drejtat civile, sociale dhe ekonomike të qytetarëve, Partia Demokratike do të jetë në krah të gjithsecilit, përballë këtij arbitrariteti. Partia Demokratike nuk do lejojë që pjesët më të çmuara të vendit, të bregdetit, të rivierës shqiptare të grabiten dhe me to të shpërblehen gjithfarësoj arkitektësh e biznesmenësh që financuan fushatën e PS. Kërcënimet e Kryesocialistit për anulimin e planit urbanistik të Tiranës, fshehin vetëm interesat e grupeve dhe klientëve të tij”,- vijoi Tabaku.

Ajo i kujtoi më tej kryesocialistit të mbajë premtimet elektorale. “Koha për shfaqje mediatike dhe skenike ka mbaruar dhe shumica e qytetarëve të vendit presin shëndetësi falas, heqje të taksës së biznesit të vogël, ulje të taksave për 95% të shqiptarëve, legalizim falas, 300 mijë vende pune e të tjera premtime me të cilat PS erdhi në pushtet”.

 

Berisha për konferencën e PS-së: Shitje e territorit dhe mbrojtje e trashëginisë hoxhistë

Kryeministri Berisha kritikoi ashpër qëllimin e mbledhjes së konferencës së PS-së për territorin. Sipas kreut aktual të ekzekutivit, konferenca pati dy synime, të licencoi projeket e Ramës për shitjen e 20 për qind të territorit dhe mbrojtja e trashëgimnisë që la pas diktatori Hosha.

“Piktori dështak mbylli sot konferencën ku përveç arkitekteve të miliarderëve të PS, morën pjesë arkitektet e studios se 35 katsheve te liqeni për të cilat Rama kishte kërkuar nga kompania ndërtuese 20%, arktitektët e shndërrimit të sheshit Skëndërbej në piramidë. Nga punimet e saj del se konferenca pati si qëllime:

1- Licencën e Piktorit për shtrirjen e 20 % në tëre territorin e vendit duke u marrë, në kundërshtim me Kushtetutën, kompetencat qeverive vendore dhe planet zhvillimore për tërë territorin.

2- Mbrojtja e trashëgimisë së Enver Hoxhës, babait të tij shpirtëror, Hitlerit të shqiptareve, ishte qëllimi tjetër madhor i takimit.

Konferenca mbështeti idenë e Piktorit që Piramida nga jashtë të shndërrohet në piste rreshqitjeje për fëmijët, gjithnjë nën tingujt e këngës “xhaxhi Enver e ke gojën me sheqer”. Kurse nga brenda ajo dhe vila e Enverit do shërbejnë si tempull, faltore për piktorin dhe sojin e tij të neobllokmenëve e drejtues të PS. Vila e diktatorit do këtë kujdestar te posaçëm Koço Kokëdhimen!”,- shkruan Berisha në profilin e tij në internet, në “Facebook”.

 

Gerald Knaus: Ekonominë në Shqipëria e rrit industria dhe për këtë duhen specialistë

Gerald Knaus, presidenti i Iniciativës Evropiane të Stabilitetit mori pjesë në punimet dy ditore të Konferencës “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër”, e organizuar në Tiranë nga Partia Socialiste, gjatë së cilës vuri në dukje rëndësinë që ka për Shqipërinë zhvillimi i sektorit prodhues, sidomos ai i industrisë. “Ekonomia shqiptare sot ka shumë dyqane e shumë berberë, mos ma merrni për ofendim, bëjnë shumë mirë që janë, por dhe pse i keni, do të vijoni të mbeteni të varfër sepse vetëm një sektor prodhues, industria mund t’i japë më shumë këtij vendi”.

Sipas Knaus, industria kërkon njerëz të trajnuar dhe ky do të jetë problemi që do të vonojë rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Ju mendoni se do të ishte e mrekullueshëm sikur ndryshimi të bëhet menjëherë, por dhe në rast se funksionon industria, duhen mrekullia në 2 vjet nuk do të ndodhë. Sepse industria tekstile marrim shembull kërkon inxhinierë të trajnuar, dhe kjo do vite punë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency