Basha: PD ka fituar nga jugu në veri

0
126

PD ka fituar nga jugu në veriFitorja e PD-së është e shkëlqyer dhe është një fitore nga jugu në veri të Shqipërisë. Kjo është deklarata e liderit të selisë blu LulzimBasha. Në daljen e parë publike të tij pas mbylljes së votimeve Kryetari i Partisë Demokratike, LulzimBasha tha se PD ka arritur një fitore të thellë me rezultate të shkëlqyera nga veriu në jug, ndërsa i bëri apel qeverisë të mos përsërisë incidentet e ndodhura gjatë ditës në procesin e numërimit dhe të dorëzimit të kutive të votimit. “Sot u parandaluan shumë parregullsi. PD ka arritur rezultate të shkëlqyera nga veriu në jug. Rëndësi ka procesi i numërimit të votave, i bëj thirrje kësaj qeverie të mos përsërisë dhunimet dhe incidentet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës në procesin kyç të numërimit të votave dhe finalizimit të dorëzimit të votave” tha Basha. Gjithashtu Basha bëri thirrje numëruesve të APPD të qëndrojnë në lartësinë e detyrës. “Inkurajoj të kryejnë detyrën sipas ligjit. Ka rëndësi zbatimi me përpikëri i leximit me transparencë në kutitë e votimit”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike LulzimBasha.Rrezultati i zgjedhjeve pritet të jetë substancial për të ardhmen politike të zotit Basha, një fitore e mundshme do ti jepte atij një vendosje dhe do e bënte të sigurt të qenit kryetar i PD-së. Ndërsa një rezultat i dobët do i lëkundtte pozitat e tij në krye të silsë blu.Tani rëndësi të madhe ka procesi i numërimit të votave. Unë dua t’i bëj një thirrje kësaj qeverie që të marrë të gjitha masat, mos të përsërisë dhunimet, incidentet dhe parregullsitë e vërejtura gjatë ditës, në procesin kyç të numërimit të votave si dhe finalizimit të transportimit të kutive’’. Ndërkaq kryetari demokrat i bëri thirrje dhe faktorit ndërkombëtar të jetë prezent gjatë procesit të  numërimit të votave. ‘’Ndërkohë i bëj një thirrje te gjithë numëruesve te Partisë Demokratike të Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet të qëndrojnë në lartësinë e detyrës, i inkurajoj të kryejnë detyrat e tyre sipas ligjit. Në krah të tyre është e gjithë fuqia e Partisë Demokratike, e mbështetësve tanë, por edhe e institucioneve ndërkombëtare OSBE/ODHIR, SHBA-ve dhe BE-së. Sikundër kujtoj të gjithë numëruesit për rëndësinë e madhe që ka zbatimi me përpikëri i ligjit dhe i detyrimeve ligjore që ka për të përfunduar leximi me transparencë i verdiktit të sovranit, tashmë në kutitë e votimit’’.

 

 Partia Demokratike kryeson në Fier, Vlorë dhe Sarandë

Partia Demokratike udhëheq zgjedhjet në jug duke surprizuar në bastionet e së majtës. Numërimet e para flasin për një avantazh të qartë në bashkinë e Fierit, Vlorës dhe Sarandës. Enkelejd Alibeaj udhëheq në Fier kundrejt socialistit ArmandoSubashi dhe të pavarurit AlbertÇaçi. Me një pjesëmarrje tepër të lartë të qytetarëve Zoti Alibeaj është shfaqur i qetë ndërkohë që ndjekësit e tij shprehen të bindur në fitore. Vlora ku është dhe zona elektorale e kryeministrit Rama ka pësuar një goditje të fortë e cila u paralajmërua me pjesëmarrjen më të ulët në histori 35%. Genc Deromemaj udhëheq bindshëm ndaj socialistit dritanleli dhe kandidatit të pavarur VasilBendaj. Kandidati i djathtë ka mare një mbështetje të gjerë nga zona e Orikumit por edhe e qytetit të Vlorës. Në Sarand Kreshnik Bozho shkon i sigurt drejt fitores së bashkisë përball kandidates së majtë Floriana Koka. Një fitore historike mund të quhet kjo në jug duke thyer bastionet e forta të së majtës. Ndërkaq edhe në Devoll dhe njësi të tjera ka një avantazh të dukshëm të së djathtës përball koalicionit të majtë qeverisës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here