Hoxha: Beteja e radhës është lirimi i kryetarit të PD

0
112

Analisti Artan Hoxha në fjalën e tij në tubimin qytetar në mbështetje të kryetarit të Partisë Demokratike në ‘Rrugën e Shpresës’ tha se kthimi i vulës së Partisë Demokratike është një nga betejat e shumta që demokratët e fituan.

Hoxha u tha qytetarëve se fuqia e bashkimit dhe rezistencës së tyre solli fitoren.

“A do të arrinim në këtë ditë nëse nuk do të ishim bashkë, eksta shumica dërrmuese e demokratëve, nën liderin Sali Berisha?! A do të arrinim në këtë ditë nëse nuk do të ishim bashkë,  ekstra shumica dërrmuese e deputetëve të PD? Ky bashkim, kjo fuqi, këta njerëz e sollën këtë ditë, jo gjykatat e pavarura të një shteti demorkatik.

A do të ishim ne në këtë ditë nëse nuk do të ishin mbushur sheshet në mitingjet e mëdha dhe në protestat e tjera?! E pamundur. Regjimi thjesht u mund në një nga betejat e shumta. Lufta nuk ka mbaruar. Beteja tjetër e rëndësishme është ‘lironi Sali Berishën’.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here