Formulari i dekriminalizimit/ Deputeti i ri Dritan Bici: Ja për çfarë është dënuar

0
266

Dritan Bici, ish-kryebashkiaku i Gramshit, është zgjedhur sot deputeti i ri i Kuvendit me 7 vota pro nga anëtarët e KQZ, duke zëvendësuar Aqif Rakipin. Bici rezultonte pasuesi në listën e kandidatëve të PDIU në qarkun e Elbasanit i Aqif Rakipit.

Rakipit iu hoq mandati i deputetit nga KQZ me kërkesë të Prokurorisë, pasi nuk deklaroi në formularin e vetëdeklarimit, në kuadër të dekriminalizimit ndalimin nga policia italiane.

KQZ argumentoi se Dritan Bici nuk ka probleme në formularin e dekriminalizimit. Në mbledhjen e KQZ u vendos gjithashtu zëvendësimi i deputetit të LSI në Qarkun Berat Gledion Rahovica me Silvia Cakën, e cila ka qenë deputete edhe në parlamentin e kaluar.

Kush është Dritan Bici?

Dritan Bici rezulton se ka pasur probleme me drejtësinë.

Ai rezulton i dënuar për një ngjarje të regjistruar në mars të vitit 2013, për kundërshtim të urdhrit të policisë. Dënim megjithatë që Bici e ka shënuar në formularin e dekriminalizimit.

Bici ka hyrë me automjet në fushën e futbollit gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi dhe ka tentuar të dhunojë arbitrin e takimit. Ai është proceduar nga policia për këtë ngjarje dhe është dënuar nga Gjykata e Elbasanit me një muaj e 15 ditë burg, e konvertuar përfundimisht me 60 orë punë publike.

Në formulat, ai ka deklaruar se ka qëndruar në Greqi si emigrant i paligjshëm në vitin 1993.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here