Lideri historik nis kontestimin/ Berisha: Zgjedhjet e lira dhe krimi nuk mund te pajtohen

0
136

BerishaReagon ish kryeministri, i quan zgjedhjet një fars elektorale dhe më të këqijat e zhvilluara në 25 vjet

Zgjedhjet e sapombyllura janë cilësuar si një fars e keqe elektorale nga ish kryeministri Sali Berisha. Lideri historik i së djathtës e ka quajtur procesin më të shëmtuar në historinë e pluralizmit shqiptar. Në një postim të gjatë në facebook, zoti Berisha rendit një sërë parregullsish ku mbizotëron akuza për lidhje të politikës me krimin. ‘’Perfundoi farsa elektorale dhe procesi i votimit me i shemtuar ne historine e pluralizmit te vendit. Zgjedhjet e lira dhe krimi nuk mund te pajtohen’’!! Berisha ka akuzuar Edi Ramën se kandidoi trafikantë kriminelë dhe njerëz të botës së errët të krimit në këto zgjedhje. ‘’1- Ne keto zgjedhje, si kurre me pare, bota e krimit, nen udheheqjen e Edi Rames, kandidoi zyrtarisht perfaqesuesit e saj kriminele, vrases, trafikante droge, prostitucioni, pengmarres, perdhjetera e dhjetera poste per kryetar bashkie dhe keshilltare, pra parlamentare te bashkive te vendit.2- Ne keto zgjedhje, me shume se kurre ne historine e pluralizmit, mbi zgjedhesit e varfer shqiptare ushtruan presione te shumeanshme bandat e lidhura me qeverinë. 3- Ne kete fushate vershoi me shume se kurre lumi i parave te droges, prostitucionit, vjedhjeve te botes se krimit te lidhur me qeverineper manipulimin e vendimit te qytetareve. Zoti Berisha ka vazhduar më tej me akuzë të forta kundër kryeministrit Rama. Ish kryetari i PD-së ka denoncuar përdorimin e administratës dhe të medias në mënyrë të paprecedent e të paskrupullt nga ana e mazhorancës dhe kreu i saj Edi Rama. ‘’- Ne kete farse zgjedhore, me e pabarbarta ne historine e vendit, e ne kete fushate, si kurrendonjehere me pare qeveria, me urdher te Edi Rames, te filmuar me ze dhe figure, perdoriperqellime elektorale kunderopozites te gjitha institucionet e mazhorances se krimit, jo vetem burimet njerezore por edhe ato materiale te tyre, perdori mediat, Policine, Ushtrine, zyrat e administrates, shkollat, spitalet, repartet ushtarake. – Kjo ishte farsa me shemtuar elektorale pasi u shoqerua me sulme primitive ndaj aktivisteve te PD, shoqerime terrorizuese ne Polici, bllokime te biznesit te tyre dhe heqje licencave’’. Në mbyllje të postimit të tij në facebook, Berisha ka paralajmëruar linjën e tij të mendimit për mos njohjen e rezultatit të zgjedhjeve si dhe i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos i njoh këto zgjedhje. ‘’Duke perfunduar, i bej thirrje komunitetit nderkombetar te mos perligj zgjedhjet, ne te cilat si kurre me pare ngadhenjeu krimi dhe kriminelet e qeverise, lumenjte e parave te droges dhe prostitucionit, u shkelmuan parimet me themelore nderkombetare te zgjedhjeve’’! Duket se rezultati i zgjedhjeve do të jetë përcaktues për qëndrimet e ardhshme të selisë blu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here