Bardhi-Ramës: Je një aktor i keq kur kapesh gafil…realiteti skandaloz i shëndetësisë….

0
131

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama komentoi audion e publikuar dje nga Partia Demokratike, ku në fokus ishte drejtoresha e qendrës shëndetësore nr.8 në Tiranë, Blerta Berberi. Në një status në rrjetet sociale, Spahia ka publikuar nje video ku dëgjohet Berberi që debaton me stafin mjekësor dhe iu thotë se maskat janë me numër, pasi për ta, nuk ka doreza dhe alkool dhe gjithashtu kryeministri që e quan drejtoreshën të paaftë.

Sipas Spahisë, i paafti është kryeministri pasi nuk di se si është situata në shërbimin shëmdetësor dhe pasi këtë gjë ia tregon selia blu, ai sipas PD-së, thotë se nuk është një realitet i përgjithshëm .

“Kur Edi Rama “meson” nga PD se si e ka situaten ne sherbimin shendetesor: pa maska, pa alkool, pa doreza e pa uje! Dhe si aktor i keq, kur kapet gafil, thote se nuk qenka realiteti i pergjithshem! Pasi thirrjet tona per marrjen e masave urgjente, nuk u degjuan, PD ka monitoruar situaten ne terren, e cila eshte sic e pranon vete drejtoresha e qendres shendetesore nr.8: pa furnizimin bazik edhe per gripin stinor, jo me per Koronavirusin e ri! Rama konfirmoi sot se kercenimet e drejtoreshes ne mbledhjen urgjente ndaj personelit mjekesor per te mos treguar realitetin skandaloz te shendetesise nuk eshte aspak nje rastesi por nje politike e mirefillte kriminale e kesaj qeverie. Kjo nuk eshte thjesht papergjegjshmeri Edi Rama, eshte KRIMINALE! PS. Edhe dicka o mashtruesa e te paafte, nuk eshte diskutim ne telefon por debat ne mbledhje midis drejtoreshes dhe stafit mjekesor,”– shkruan Spahia në reagimin e tij.

Ditën e djeshme, PD publikoi një audio, ku drejtoresha Blerta Berberi debaton me stafin mjekësor dhe iu thotë se maskat janë më numër, pasi për ta, nuk ka doreza dhe alkool. Një këshillë nga drejtoresha për mjekët ishte që të merrnin “raki me vete nga shtëpia”, për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Nga Shijaku, ku mori fjalën gjatë dëgjesës publike me banorët e zonës, në kuadër të ndërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, kryeministri Edi Rama komentoi edhe audion e publikuar dje nga PD-ja. Rama tha se Berberi është një e papërgjegjshme, referuar deklarimit të saj se në qendra nuk ka alkool, dhe shteti nuk iu siguron dot mjekëve mjetet e punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here