Gjokutaj: Luli të kthejë edhe paratë që ka marrë nga KQZ-ja-

0
119

Avokati Genc Gjokutaj ka folur në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit që i ktheu vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.

Sipas Gjokutajt, e gjithë PD duhet të bëjë tani një update nga pikëpamja e strukturës dhe të gjitha.

Ai shton më tej se tashmë Lulzim Basha duhet të kthejë edhe paratë që ka marrë nga KQZ-ja.

“Nëse ky gjyq do të ishte bërë një javë më përpara, Flamuri nuk do të ishte përjashtuar, por edhe Lindita Nikola nuk do të bënte dot ato lojërat që bënte, se thoshte është vendim i partisë, se parti quhej Luli akoma.

Ndërkohë që tani çdo gjë është e konsoliduar, është PD-ja e vetme, jo ajo partia fotokopje që bënin ata, mbanin vulën, bënin lista dhe ja çonin Lindita Nikollës dhe ajo thoshte, ka vendosur Lulzim Basha.

E gjithë PD duhet të bëjë tani një update nga pikëpamja e strukturës dhe të gjitha. Luli duhet të kthejë dhe paratë që ka marrë, sepse ka marrë shumë para, nga Rama po e po, por ka marrë edhe nga KQZ-ja”, tha Genc Gjokutaj në Task Force në SYRI TV.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here