Dinjiteti në Pejë

0
128

Kritika/ Shfaqja “Dinjiteti” dinjitetshëm prezanton ansamblin e aktorëve në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë me regji të Agim Selimit dhe tekst të Ruxhdi Pulahës

Nga Ibadete KutllovciInfluenca e Dramaturgjisë moderne amerikane e viteve të fundit, sidomos e dramës njëaktëshe që gjithnjë e me shumë po inskenohet në teatrot amerikane, doemos ka bërë që edhe autorët shqiptarë të ndikohen. Karakteristikë e këtij stili të të shkruarit është se e tërë ngjarja ndodh brenda një akti dhe se të gjitha tiparet e dramaturgjisë nga ekspozicioni, zhvillimi i ngjarjes, shthurja dhe kulmi i konfliktit ndodhin brenda nate, dite apo sa zgjat edhe vetë drama e inskenuar. Në rastin e “Dinjitetit”, si tekst, autori nuk përfill me përpikmëri standardin e dramës njëaktëshe, edhe pse nuk hyn as të drama treaktëshe ngaqë dinamika e konfliktit dhe rrjedhës se ngjarjes rrjedh aq furishëm saqë te audienca vjen rrëfimi i familjes modeste shqiptare e rrethuar nga dilemat e mëdha të mbijetesës, që kushtimisht çon deri tek inkriminimi ne korrupsion dhe zhvatje. Ndërtimi i strukturës në veprën “Dinjiteti” nga Ruzhdi Pulaha, është shume real dhe njerëzor, ku spikate ballafaqimi i karaktereve në mënyre të drejtpërdrejte dhe pa ekuivokë. Po thuajse të gjitha personazhet dine çfarë duan, dhe luftojnë për kauzën e tyre, përjashtim bene karakteri i Emilit (interpretuar nga Fidan Mamusha) i cili është i vetëdijshëm me rrethanat e kohës dhe lufton që të mos jetë pjesë e tyre, por presioni i se shoqes dhe nevoja e shkollimit te se bijës e bëjnë qe të hyje ne vallen e çmendurisë sociale dhe katrahurën reale në të cilën ndodhet shoqëria shqiptare.

Ngjarja në shfaqje fillon me Dorinën (interpretuar nga Shpresa Salihu) e cila kërkon nga vajza e saj që të hape derën dhe të kthehet ne dhomën e ditës, papritur bie telefoni me ç’rast Roberti tregon që do vije mysafir. Me te lëshuar receptorin Dorina sheh qe në shtëpi është kthyer burri i saj Emili, nga i cili kërkon të dije sa të holla ka sjell për shkollimin e vajzës ne Itali. Emili ka sjell vetëm 750 euro, te cilat janë shume pak për tu shkolluar vajza e tyre. Konflikti i tyre rreth te hollave ndërpritet kur në shtëpinë e tyre hyn Roberti dhe e fton Emilin për të punuar për të dhe njëherit e bene zgjedhjen e financimit të vajzës se tyre. Roberti si nëpunës i larte pa dashje fut ne loje profesorin Emil dhe njëherit ngjall ambicie tek Dorina për ngritje te standardit jetësor sistemim të saj si pronare në supermarketin e se shoqes se Robertit. Emili përmes se cilit Roberti bene disa shpëlarje të hollash dhe zhdoganime ilegale, vendose me në fund që të dal publikisht dhe të tregoj për çdo gjë që din mbi korrupsionin dhe krimin e organizuar ne nivelin me të larte shtetëror. Roberti e largon nga puna, dhe e ndan nga bashkëshortja Emilin i cili me pastaj vdes ne një lëvore bananeje i shantazhuar.

Ndërtimi i personazheve ne shfaqje e tejkalon veprën e shkruar. Ne këtë mënyrë regjia duke dashur qe te jete me gjithëpërfshirëse ne tipologjinë e personazheve arrin që të thumboj edhe me gjere se sa vet institucionet vendimmarrëse ne Kosove te cilat përfaqësohen nga personazhet siç janë Roberti (Interpretuar nga Flormend Shabaj) nëpunës i larte shtator, i cili vije nga një fshat dhe që përfaqëson shtetin e korruptuar, deri sa në anën tjetër kemi profesorin Emil i cili përfaqëson te diturin nga qyteti të len anash nga shteti, për tu vazhduar me tutje me Dorinen të cilën regjia e sjell si personazh shume ambicioz nga Tirana te martuar për profesorin Emil. Te tri këto shtylla karakteresh e përbejnë shfaqjen, duke tentuar që në fakt të prezantohet shoqëria shqiptare e cila në rrethanat e pasluftës në Kosove domosdo që ndërlidhet me faktorin ndërkombëtar, e që në shfaqje na jepet përmes personazhit të Tonit (interpretuar nga Fisnik Sykaj). Ky portretizon shtetet myslimane arabe dhe nga të vepruarit në skene shohim se është shume i lidhur me personazhin e Kelit, një biznesmen shqiptar nga komuniteti LGBT. Të gjitha këto personazhe ne vepër, regjia i ndërlidhe ngushte me realitetin në të cilin ndodhet Kosova dhe përmes tyre sikur do të na tregoj fajtorin e gjendjes ekonomiko sociale dhe politike të saj, ku krimi dhe korrupsioni nuk janë vetëm nga vendoret, por edhe nga faktorët e jashtëm te cilët ndodhen aty.

Loja e Aktorëve dhe personifikimi i personazheve nga aktoret është për tu çmuar dhe vlerësuar, kur dihet që shumica nga ta janë të ri nga mosha dhe eksperienca. Përjashtuar disa momente kur nuk dëgjoheshin ne publik, pa përjashtim të gjithë aktoret kane qene në nivelin e duhur të detyrës, Në personazhin e Emilit interpretuar nga Fidan Mamusha vlen të theksohet qëndrueshmëria e tij si karakter, pa harruar asnjë moment detyrat skenike dhe thellësinë e përjetimit që ndjen gjate rrugëtimit Karakteri, Deri sa Flormend Shabaj ne rolin e nëpunësit shtetëror na vjen si bos real i figurës politike qe jo rrallë e hasim në media, rruge dhe gjetke. Shpresa Salihaj Ne rolin e Dorinës mishëron shkëlqyeshëm gruan ambicioze që me çdo kushte do që të arrij atë që do. Deri sa rolet episodike të interpretuara nga Agon Balaj, Aida Alidemi, Fitore Broqi dhe Fisnik Sykaj vine shumë ndryshe dhe plot sharmë dhe që ngjallen reagime spektakolare tek publiku në sallë.

Regjia e Agim Selimit spikate në dinamizmin dhe konkretizimin e situatave në shfaqje, duke na sjell konflikte frontale të personazheve dhe emocione të afërta me përjetimet qe ndodhin ne skene si publik. Mizanskena e nderuar në skenografinë e Fatmir Atashit (skenograf i rij) është e menduar mirë dhe shumë praktike ku shquhet në radhë të parë aktori, derisa Kostumet nga Samka Ferri janë përputhshmërisht me karakteret e shfaqjes dhe regjisë, si dhe Muzika nga Agron Shala e përshkon situatën dramatike mire në shfaqje. Si konkludim, vijmë në përfundim që shfaqja “Dinjiteti” ishte prurje interesante dhe shume mbresëlënëse dhe duke prezantuar dinjitetshëm ansamblin e ri të këtij teatri. Mësohet nga menaxhmenti dhe këshilli i Teatrit “Istref Begolli” në Pejë që shfaqja e radhës do jete Zbritja nga mali Morgan me autor Arthur Miller.

Nga Ibadete Kutllovci

Autorja është dramaturge

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here