Vjedhja gjigande/ Shpërthen Vasili: Prokuroria mos bëhet pale me megahajduterinë…

0
164

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili e cilëson si një vjedhje gjigante projektin e qeverisë për ndërtimin e Unazës së Re.

Vasili thotë se është jashte çdo kriteri ekonomik ndërtimi i 2.2 klm rrugë me vlerën e 40 milionë eurove.

Postimi i plotë i Vasilit në Facebook:

“Vjedhje gjigande dhe kriminale me tenderin e rruges te Unaza e Re,prokuroria te mos behet pale me megahajduterine.

Tre tendera per 2.2 km rruge,40 milion euro per 2.2 km rruge nga Pallati me Shigjeta tek sheshi Shqiponja. Dhe ne cdo oferte vetem dy konkurues dhe gjithmone i dyti nga konkuruesit e ka oferten ZERO lek.

Pra gara ishte shitur ne menyren me te turpshme dhe me korruptive. Nje korrupsion i tille i pafytyre eshte kaq i qarte,kaq kriminal,kaq i pacipe sic eshte fytyra e hajduterise se cfrenuar te kesaj qeverie dhe ketij kryeministri.

Tenderi i vjedhur dhe i manipuluar sheshit,cmimi me shume se 18 milion euro per km,tre oferta me ZERO lek,si s’ka turp Prokuroria qe hesht eshte qartesisht pale me kete vjedhje te qeverise.

Prokuroria duhet te kishte filluar me kohe hetimin kryesisht pas denoncimeve publike me dhjetra fakte skandaloze. Prokuroria te ndahet nje here e mire sa s’eshte shume vone nga vjedhja kriminale e qeverise.

Te nderuar qytetare me poshte keni faktet qe flasin vete dhe le ti shohe edhe prokuroria”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here