Pesë fakte ku Rama bën hapur alibinë e krimit shtetëror

0
60

Nga Petrit Vasili

Edi Rama, siç e shihni në video, flet dhe siguron se nuk ka ndodhur asgjë, thotë se është kryer kontrolli i brendshëm dhe çdo gjë është OK për rastin e grabitjes së të dhënave të TIMS ku Ervin Muça u mor i pandehur

Po këtë gjë bëri për rastin e Saimir Tahirit, ku i quante llafe të kota dhe shpifje – akuzat që bëheshin ndaj tij dhe që e çuan Tahirin para drejtësisë.

Po këtë gjë bëri për konçesionin e Sterilizimit, që vazhdoi ta mbronte e ta reklamonte edhe pas fillimit të hetimit dhe marrjes të pandehur të fajtorëve dhe Ilir Beqajt.

Po këtë gjë bëri edhe për vëllanë e Fatmir Xhafajt dhe e cilësoi një histori të sajuar përfshirjen e vëllait të Fatmir Xhafajt në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe u shpreh se kjo është një fushatë e ndyrë për të baltosur punën e tij në krye të Komisionit të Reformës në Drejtësi.

Po këtë gjë bëri në rastin e oficerit të Policisë, Emiljano Nuhu, të kërcënuar nga Rama se denoncoi përfshirjen e Taulant Ballës në rastin e Rrahjave dhe ku më pas deputeti u detyrua të lërë mandatin.

Duhet marrë urgjent në përgjegjësi penale Edi Rama, për inkriminim, pasi bën alibinë e çdo krimi shtetëror!

SPAK duhet të veprojë kundër këtij të inkrimuari recidivist, që quhet Edi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here