Antistalinizëm evropian në Shqipërinë staliniste ?!

0
273

Nga Nebil Çika
Kjo nuk është një foto e para vitit 1990 e as ne ndonjë cep te humbur të Shqipërisë , kjo foto është bëre sot ne 23 Gusht 2017 , ditën Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit ,ne një nga zonat më të populluara të Tiranës te mbikalimi ne unazën e re ne vazhdimin e Rrugës së Kavajës drejt Kombinatit . Është një tabele sinjalizuese e vendosur atje nga Ministria e Transporteve apo Bashkia e Tiranës , nuk e di mire kush e ka kompetencë , vetëm pak muaj më parë . Është prone shtetërore dhe po ta prishesh përfundon në burg . Për ata qe nuk e dinë 21 dhjetori qe shënohet ne tabelë është ditëlindja autorit me te madh të krimeve kundër njerëzimit ndoshta ne historinë botërore diktatorit te ish – Bashkimit Sovjetik Josif Visarionoviç Stalin . Nuk e di kush e ka mare vendimin për vendosjen e kësaj tabele me këtë simbol te krimeve komuniste por di me siguri qe në Tiranë e Shqipëri nuk ka ndonjë objekt rrugë apo institucion me ketë emër qe ta sinjalizojë tabela ne fjalë gjë që besoj se qeveritaret , shtetarët e politikanet duhet ta dinë shume me mire se ne. Ne këto kushte lind pyetja: Përse qeveria shqiptare apo bashkia e Tiranes rikthejnë ditëlindjen e kriminelit me te madh te njerëzimit ne një nga kryqëzimet me te rëndësime të vendit 27 vjet pas rënies de jure te komunizmit stalinist shqiptar ?! Un nuk shoh ndonjë arsye tjetër përveç atyre ideologjike , pra nostalgji dhe rikthim është simboleve komuniste nga qeveria Rama dhe bashkia Tiranë. Por nuk është vetëm kjo. Gjeja e pare qe beri Erion Veliaj sa mori drejtimin e bashkisë se Tiranës ishte ngritja e një monumenti kushtuar 21 dhjetorit, ditëlindjes së Stalinit ne sheshin “Ataturk “, pikërisht ne sheshin qe mbante këtë emër ne kohën e diktaturës staliniste të Enver Hoxhës. Pra siç shihet rehabilitimi i figurës se Stalinit nuk është një rastësi por projekt i rilindjes socialiste Rama- Veliaj . Ma ha mendja qe autoret e këtyre “haleve” janë te qartë pe r atë çka bëjnë por duhet thënë se edhe reagimi i opozitës dhe shoqërisë për këto fenomene gjithnjë e ne rritje ka qenë pothuaj inekzistetent . Gjithnjë kam theksuar mungesën e ideologjisë tek PD-ja dhe fakti qe Stalini promovohet publikisht nen hundën e sajë është prova me e mire për këtë .
Po sot , si për ironi, ish pjese një ceremonie zyrtare në Muzeun Historik Kombëtar Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Nazizmit e të Stalinizimit të Organizuar nga Muzeu dhe Autoriteti i hapjes se dosjeve të Sigurimit të Shtetit ,një aktivitet që organizohet për herë të parë ne Shqipëri . Korrekt dhe risi nga ana formale pasi per here te parë pranohet standardi i BE- se ne barazimin e trajtimin e krimeve naziste dhe ato komuniste por me shumë se hipokrizi po te kemi parasysh kushtet e Shqipërisë dhe raportin e shtetit , politikes dhe shoqërisë me diktaturën komuniste dhe krimet e sajë. Dua te theksoj qe edhe ne BE u deshën shume vite debate e diskutime për te mbërritur në një përfundim e rezolute qe e barazon trajtimin e krimeve naziste e komuniste për shkak te kundërshtimit te së majtës evropiane. Duhet theksuar se ne te kundërtën me atë që ndodh ne Shqipëri ishin vendet ish komuniste anëtare te BE-se sidomos ato baltike dhe te Evropës Qendrore e Lindore qe këmbëngulën dhe realizuan e miratuan këtë rezolutë. Zgjodhën me mënyrë domethënëse 23 shatorin ditën kur në vitin 1939 u firmos marrëveshja nazeto –sovjetike Molotov- Ribentrop që e ndante Evropën midis BS dhe Gjermanisë. Kjo ishte një marrëveshje qe u respektua nga komunistët ne te gjithë Evropën persi edhe ata shqiptar te cilët nuk u angazhuan ,madje bashkëpunuan , ne asnjë aksion antifashist apo antinazist deri ne prishjen e kesh marrëveshje ne vitin 1942 . Është fakt që shumica e viktimave të krimeve komuniste në Shqipëri ishin edhe antifashiste , ndërkohe që shume drejtues të lartë te kubizmin ishin fashiste apo bashkëpunëtorë të tyre.
Por le te rrimë tek problemi jone me i madh .Tabelat ,emrat e rrugëve dhe monumentet me emrat dhe ditëlindjet e autoreve te krimeve komuniste janë vetëm pjesa me e dukshme e asaj qe po ndodh ne raportin ne diktaturën ne Shqipëri. Ne jemi i vetmi vend ish komunist evropian qe nuk kemi dënuar ligjërisht krimet e komunizmit dhe autorët e tyre .Për shkak te kësaj ata dhe pinjollët e tyre politike e gjenetike , jo vetëm dominojnë emrat e vende publike por janë pjese e politikes , parlamentit , qeverisë , drejtësisë , administratës shtetërore , rretheve akademike medieve etje , Shumica e viktimave te komunizmit te pushkatuar , vdekur ne burgje apo ne kampet e internimit janë ende pa një vend varri pasi nuk ka ligj qe te detyroje vrasësit apo arkivat te tregojnë se ku i kane varrosur xhelatët ato . Vendet e tjera ish komuniste Evropiane jo vetëm qe i kane dënuar ato por shumica e tyre kane miratuar ligje te ashpra për ta qe mohojnë krimet e komunizmit . Ne Shqipëri autoret e krimeve deklarojnë publikisht dhe me mburrje ne medie e libra se janë autore te krimeve dhe politika e drejtësia rri e bën sehir , një pjese e sajë edhe me admirim .
Ne këtë raport me te kaluarën komuniste Shqipëria vazhdon te jetë ende një vend stalinist . Ajo qe e bën edhe me te rëndë situatën është sjellja hipokrite dhe standardi i dyfishte qe përfaqësuesit e BE-se që merren me Shqipërinë. Sot ne konferencën përkujtimore foli edhe Ambasadorja e Gjermanisë ne Shqipëri e cila çuditërisht tha se Shqipëria ka bërë përparime në raportin me krimet e komunizmit . Un besoj se ambasadorja dhe kushdo i huaj tjetër qe merret me Shqipërinë e di pak a shume realitetin . Sigurisht që diplomacia ka rregullat e saja te komunikimit por mendoj se kur behet fjala për krime kundër njerëzimit siç janë këto te komunizmit diplomacia duket e pavend . Mirë te tjerat po tabelën apo monumentin me ditëlindjen e Stalinit ne mes te Tiranes nuk i shohin këta diplomatë . A mund te ndodhe një gjë e tille ne Germani , Poloni , Hungari etje ? Nuk guxojnë as ta mendojnë .
Si përfundim theksoj se ky raport me te kaluarën kriminale komuniste është edhe diferenca me e madhe qe kemi ne me popujt e kombet e qytetëruar evropiane . Mërzitemi e reagojmë kur ta na thonë se nuk jeni te denjë për te qene pjese e BE-se por me sa duket ka te drejtë. Vërtet besojmë se mund te jemi pjese e qytetërimit euroatlantik duke adhuruar Stalinin , Enverin dhe kriminelet e tjerë komuniste dhe duke demonstruar këtë zyrtarisht e publikisht ?!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here