20 vjet art mbi puante, Gerdi dhe Enada Vaso: Producentë të baletit “Fedra”

0
215

20 vjet art mbi puante, Gerdi dhe Enada VasoNë shenjë simboli të 20 viteve “art mbi puante”, dy balerinët e Teatrit të Operas dhe Baletit, Gerd dhe Enada Vaso, prezantojnë për herë të parë një produksion baleti. Bëhet fjalë për përgatitjen për herë të parë në skenën shqiptare të produksionit të baletit “Fedra”. Gerdi dhe Enada, si rrallë herë nga artistë shqiptarë, kanë shpërndarë dje për mediat këtë lajm duke iu drejtuar si miq, ndonëse janë pjesë përfaqësuese e institucionit ku punojnë prej vitesh dhe kanë ndërtuar karrierën. “Kjo vepër do te vijë për herë të parë në skenën shqiptare dhe në do ta sjellim në bashkëpunim me kompaninë italiane “Balletto del Sud” një nga bashkëpunëtorët e aktivitetit tonë artistik”, thuhet në njoftimin për mediat, ndërsa kanë falënderuar këta të fundit për mbështetjen dhe vëmendjen që u është kushtuar gjatë gjithë viteve karrierës së tyre artistike. “Kjo ka qene e rëndësishme për te promovuar artin tone dhe për t’u ndier gjithmonë mirënjohës ndaj jush. Në këtë moment te karrierës tone artistike, kur bëhen plot 20 vjet “art mbi puante”, ne ndërmarrim iniciativën për te sjelle ne skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit produksionin e baletit “FEDRA”, shkruajnë dy artistët balerinë.

Përzgjedhja e këtij baleti në këtë moment të karrierës si duket lidhet me dy artistët pasi sipas tyre është një vepër magji, një dramë e thellë që merret me fatet e njeriut.

“Kjo vepër mbart dramën e thelle të mitit të njohur të Fedrës dhe pasionit të saj të çmendur për djalin e tij Ippolito nga martesa e tij e parë me Dean Artemide (mbretresha e Amazonës)”. Koreografi i njohur italian Fredy Franzuti është frymëzuar pikërisht nga keto personazhe mitologjike si Teseo, Euripidi, dhe Dea Afërdita për të përcjelle në skenë një version shumë interesant të Fedrës. Personazhet e vepres do të intereptohen nga Enada Hoxha, Gerd Vaso dhe balerini italian Francesco Rovea.

“Një vepër e fuqishme e risjelle ne kostumografinë dhe skenografinë e stilit te viteve 1900 ruan nga mitologjia dramën, karakterin e personazheve, konceptin e sjelljes ne çift, pasionin, trasgresionin dhe çmendurinë qe rrjedh nga fatet e paracaktuara nga te cilat personazhet nuk kane rruge shpëtimi”. Premiera do të jepet në datat 5 dhe 6 Qershor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here