Gati listat e radhës për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë

0
176

te perndjekuritKësti i dytë mbyllet në qershor

Dosjet, vëllezërit dhe motrat “ia hedhin” njëri-tjetrit

 

Ministria e Financave ka gati listat e radhës me emrat ish-të përndjekurve politikë që marrin këstin e radhës. Sipas burimeve pranë sektorit të pagesave, bëhet e ditur se duke nisur nga dita e sotme deri javës tjetër do të jenë gati dy lista me emra të ish-të përndjekurve si dhe trashëgimtarët e tyre. Listat do të përmbajnë emrat e familjarëve dhe ish-të dënuarve që marrin këstin e dytë. Aktualisht, të dhënat tregojnë se janë rreth gjysma e trashëgimtarëve të ish-të përndjekurve, të cilët presin të marrin këstin e dytë. Kësti i parë është drejt mbylljes dhe ka ngelur një numër i vogël familjarësh, të cilët do të dëmshpërblehen. Ndërkohë që janë drejt mbylljes listat me emrat që marrin këstin e radhës, Ministria e Financave bën të ditur se kësti i dytë do të jepet brenda muajit qershor. “Ne kemi gati një listë që do ta publikojmë në fundjavë dhe një tjetër që do dalë javës tjetër. Me daljen e këtyre listave më shumë se gjysma e ish-të dënuarve marrin këstin e dytë. Synimi ynë është që brenda muajit qershor të gjithë ish-të përndjekurit dhe trashëgimtarët të marrin këstin e dytë dhe me këtë ritëm besojmë se do t’ia arrijmë”, – përmendin zyrtarë të Ministrisë së Financave.

Dosjet

Numri i dosjeve me probleme ka qenë i lartë pas marrjes së këstit të parë. Shumë familjarë kanë pasur problem me plotësimin dhe dokumentacionin, të tjerë nuk kanë arritur të vërtetojnë dot statusin e të përndjekurit politikë, por ka pasur dhe nga ato raste ku familjarët “ia hedhin” njëri-tjetrit. Nuk bëhet fjalë për ndonjë “kleçkë”, por përfitimin e shumës së dëmshpërblimit duke ia marrë motrës ose vëllait. Kjo është bërë gjatë plotësimit të dokumentacionit ku njëri prej familjarëve trashëgimtar i kërkonte motrës ose vëllait të firmoste një prokurë të posaçme për ngarkimin e tij si përgjegjës për plotësimin e dosjes si dhe për marrjen e këstit. Por kjo prokurë e posaçme lejonte hedhjen e këstin në llogarinë bankare të personit të autorizuar dhe jo tek të gjithë familjarët e tjerë. Nga kjo kanë përfituar shumë persona duke marrë të gjithë këstin e dëmshpërblimit për vetë dhe mos e ndarë më motrat apo vëllezërit e tjerë. Në momentit që është bërë hedhja e këstit të parë, familjarët kur kanë shkuar për të marrë këstin, kanë parë që nuk ka pasur asnjë para për ta dhe se e gjithë shuma është hedhur vetëm në një numër llogarie. Sipas sektorit të pagesave, kjo mënyrë është përdorur masivisht nga shumë persona, sidomos nga ata të cilët i kanë pasur motrat dhe vëllezërit jashtë shtetit. Siç bën të ditur sektori i pagesave pranë Ministrisë së Financës, shumica e këtyre problemeve janë rregulluar dhe këstin e dytë çdo familjar që është ankuar do ta marrë në llogarinë e tij bankare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency