Elvana Gjata, “gangsta” në Shtutgart

0
195

elvana-1_7769Elvana Gjata është shfaqur me një stil “gangsta” në Shtutgart. Në fotografinë e postuar nga Dj Vicky, i cili ndodhet në shoqërinë e këngëtares së famshme, ai shkruan “N****z in Stuttgart Elvana Gjata #djvicky #whatchagonnadowhentheycomeforyou”. Nuk dihet qëllimi i vajtjes së tyre në Gjermani, por mendohet të jetë për ndonjë koncert, për të mos i lënë vendin ndonjë aludimi tjetër mes tyre.

 

Linda: Unë do jem njëshi këtej e tutje, jo Kallashi

lindaPaksa e çuditshme, por dhe më interesante është fakti se Donejta Kosumi, e njohur më mirë si Kallashi, nuk xhelozon aspak rivalet e saja. Kjo dëshmon edhe me këto fotografi, të cilat i posedon revista Kosovarja, ku shihet femra, të cilën Kallashi dëshiron ta bëj publike dhe ta afirmojë. Është kjo Linda, e njohur më mirë me nofkën “Princesha e Kobrës”. Kaq. Është apo jo Kallashi 2, apo edhe do e tejkalojë, mbetet të shihet por, Linda tha “unë jam ajo që do jem njëshi tash e tutje”. Vlen të thuhet se Linda është një nga personazhet e videos së re që Kallashi do ta publikoj së shpejti.

 

Enca fillon punën për albumin e parë

enca_5290Enca Haxhia duket se i është përkushtuar punës më shumë se kurrë më parë. Pas disa hiteve shumë të suksesshme, ajo ka filluar punën për albumin e saj të parë. Duket se albumi i saj nuk do të vonojë shumë, bazuar në fotot që ajo po publikon kohëve të fundit.“Rikthimi në studio më bën shumë të lumtur”, është një ndër fotot ku shfaqet vet këngëtarja. Ndërsa në tjetrën, ajo nxjerr vetëm mikrofonin të bashkangjitur me këtë mbishkrim: “Faleminderit që më bëni të ndjehem e dëshpëruar, e lumtur, e ngazëllyer, e bukur, e zhgënjyer, e ndezur, e vetmuar, në ankth, dhimbje, e humbur, e çmendur, në dashuri… gjithçka do të përfundojë këtu – në albumin tim”. Pas gjithë këtyre ndjenjave të përziera, urojmë që Enca të realizojë diçka të suksesshme.

 

Bleona bëhet 36 vjeçe: Jam më mirë vetëm

bleona-690x460Bleona Qerreti thotë se ajo është më mirë singëll se të jetë me dikë që nuk “e çan” për të, pavarësisht se tashmë ka mbushur 36 vjet. Këngëtarja ka festuar ditëlindjen e saj dhe ka shfrytëzuar këtë ditë të veçantë për të postuar një mesazh në rrjetet sociale. “Më janë dashur plot shtatë vite për të mësuar se më mirë është të jem vetëm se me dikë që nuk e çan… për ty. Rrethojeni veten me njerëz që ju shtyjnë të ecni përpara, ju sfidojnë, ju bëjnë të qeshni, ju bëjnë më të mirë, ju bëjnë të lumtur. Urime ditëlindjen vetes”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në një status të saj. Kujtojmë se Bleona ka qenë e martuar për disa vite me biznesmenin Gani Bardha, por pas fillimit të karrierës në SHBA lidhja e tyre u prish dhe përfundoi me divorc gjatë vitit të kaluar. Pas ndarjes nga Ganiu, ajo vazhdon të jetë singël, së paku në publik

 

Soni Malaj prezanton projektin e ri

soni_malaj1Soni Malaj, më në fund do të sjellë projektin e saj më të ri. “Me rrena” titullohet kënga e re, për të cilën këngëtarja është duke punuar aktualisht. Ajo madje ka postuar në llogarinë Instagram një pjesë të këngës, në të cilën ka sjelle një verë plot ritëm dhe ngjyra. Komentet në lidhje me këtë “video promo” kanë qenë pozitive.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here