Ndërron jetë legjenda e muzikës BB King

0
191

bbking-690x388Kitaristi dhe këngëtari Riley King, i njohur me nofkën artistike BB King, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar përfaqësuesi i të ashtuquajturit “mbreti i muzikës bluz”. BB King ka ndërruar në gjumë në orët e vona të natës së mbrëmshme (14 maj), në qyteti ne Las Vegasit. Karriera e tij filloi në vitet e 40-ta dhe ai bëri bujë me disa nga hitet e tij si “Sweet Black Angel”, “Rock Me Baby” dhe “Lucille”. Legjenda e muzikës, i cili ishte vlerësuar ndër kitaristët më të mirë të të gjitha kohërave, vuante nga disa probleme shëndetësore në disa muajt e fundit dhe së fundmi u shtrua në spital pas gjendjes së rënduar të diabetit. King, i cili dikur kishte punuar si punëtor ferme, në vitin 2009 fitoi edhe çmimin e 15-të Grammy për albumin e tij One Kind Favor. Ai gjithashtu u bë pjesë e Blues Foundation Hall of Fame dhe Rock n Roll Hall of Fame. Ai u rendit i treti në listën e kitaristëve më të mirë të të gjitha kohërave, nga revista Rolling Stone, menjëherë pas Jimi Hendrix dhe Duane Allman.

 

One Direction flet në publik pas largimit të Zayn Malik

oneGrupi One Dierction ka dhënë intervistën e parë në publik pas largimit të pjestarit Zayn Malik. Grupi është ftuar në “The Late Show” në Los Anegles. Në këtë intervistë një ndër pjestarët e grupit, Louis Tomlinson i cili “u përplas” në Twitter me Malik theksoi se mes nesh nuk ka patur kurrë debate dhe se gjithçka është zgjidhur, duke theksuar se vazhdojnë të kenë marrëdhënie të mirë me njëri – tjetrin. Ndërsa pjestari, Liam Payone rrëfeu se në fillim ishim të zemëruar dhe të befasuar nga largimi i tij dhe më pas gjithçka kaloi. U zhgënjyem nga Malik, por gjithsesi i urojmë më të mirën në çdo hap që ai merr. Të pyetur nëse kanë ndërmend të shpërbëhen si grup, ata njëzërasi thanë “jo”.

 

Taylor Swift zbulon detajet e klipit të ri

taylorNdonëse klipi ende nuk ka dalë në treg, Taylor Swift ka zbuluar disa prej imazheve. Ajo që ishte e pashmangshme lidhet me pjesëmarrjen e miqve të saj më të mirë, pjesë e botës së show-bizit. Këngëtarja e muzikës country, Taylor Swift, në disa postime në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa foto. Kjo video do të jetë e zhanrit thriller dhe do të sjellë këngëtaren 25-vjeçare ndryshe nga si e kemi parë deri më tani. Klipi i cili do të jetë si një mini–film është me regji të Joseph Kahn dhe producente është vetë këngëtarja. Premiera e tij botërore do të jetë në datën 17 Maj 2015.

 

Theron shkëlqen në qilimin e kuq të Kanës

Charlize+Theron+Mad+Max+Fury+Road+Premiere+WOpxA13t_KLlCharlize Theron ka shkëlqyer gjatë parakalimit në tapetin e kuq për premierën e filmit “Mad Max: Fury Road” që u dha në Festivalin e Filmit në Cannes. Theron, e cila luan në film përkrah aktorit Tom Hardy, dukej e mrekullueshme në fustanin e verdhë derisa ecte dorë për dorë me të partnerin e saj Sean Penn.

Duke shfaqur trupin e saj në fustanin e bukur, bukuroshja bionde ia doli që të bënte pozat më të mira gjatë parakalimit në Cannes.

 

Beyonce me veshje të lira

beyonceShpeshherë është vënë re fakti që në evente Beyonce i kushton mjaft rëndësi veshjeve, e ndërsa në daljet e tjera vihet re një thjeshtësi. Dhe në rastin konkret, veshja e saj kuq e zi ka tërhequr vëmëndjen e paparacëve dhe jo vetëm për thjeshtësinë e saj. Beyonce, NeNe Laekes dhe Giuliana Ranic janë veshur njësoj, kuq e zi nga Alexander Wang. Beyonce ka qenë e para e cila e ka veshur këtë kombinim gjatë një darke romantike me bashkëshortin e saj, Jay Z ne datën 8 maj. Çifti i famshëm kanë darkuar së bashku në Charlie Bird në New York. Ndërsa Laekes dhe Ranic janë veshur njësoj në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin event. Eventi NBC Universal Cable Entertainment u zhvillua ne 14 Maj. Edhe pak ditë më parë, këngëtarja u fotografua teksa kishte veshur një palë xhinse mjaft të lira. Ajo shquhet për sportivitet dhe çdo gjë kombinohet deri në detaj.

 

Bën kthesë Lindsay Lohan, i rikthehet Islamit

lindsayAktorja mjaft problematike Lindsay Lohan, e cila është sulmuar shpesh kohët e fundit nga fansat për teprimet në rrjetet sociale, për drogën e drejtim mjeti në gjendje të dehur, tashmë ka marrë një kthesë të fuqishme. Ajo i është rikthyer Islamit, e ndërsa paparacët kanë shfrytëzuar rastin duke i bërë shumë foto. Ajo është fotografuar në rrugë, teksa mbante në dorë një kopje të Kuranit, një ditë pas shërbimit të kryer në komunitet në Bruklin. Aktorja, e cila vjen nga një familje italiane dhe irlandeze dhe që është rritur si katolike, ka hequr dorë nga alkooli dhe po mundohet të hyjë në rrugën e drejtë, falë besimit fetar. Kjo nuk është hera e parë që Lohan ka shprehur interesin e saj në besimet fetare, pasi më parë ka marrë mësime rreth budizmit. Gjatë një interviste të dhënë vitin e kaluar, ajo është shprehur se e konsideron veten një person shumë fetar dhe se me kalimin e kohës, “ndihet akoma më shumë e dhënë pas fesë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here