Champions League/ Te Reali besojnë në kualifikim, juventinët favoritë

0
110

 

Te Reali besojnë në kualifikimJames Rodriguez është shprehur se me mbështetjen e tifozëve në “Bernabeu” mund të bëjnë kthesën dhe të kualifikohen për në finale

Te Reali edhe pse humbën në Torino shpresat nuk kanë humbur. Kjo, pasi diferenca është vetëm një gol dhe për galaktikët është një objektiv që mund të arrihet. I këtij mendimi është dhe kolumbiani Rodriguez. James ishte një nga ata pak lojtarë të Realit të Madridit që zhvilloi një paraqitje të mirë në “Juventus Stadium”, në humbjen 2-1 që pësuan “Los Blancos” nga bardhezinjtë e Allegrit në sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League. Mesfushori kolumbian dha një asist perfekt për Ronaldon në golin e barazimit ndërkohë që iu afrua shumë edhe finalizimit personal por një devijim i lehtë i Sturaros dhe traversa i thanë jo golit të tij. Gjithsesi edhe pse Reali e humbi takimin e parë, James ka bindjen se merenguesit do ta përmbysin këtë disavantazh të Mërkurën e ardhshme në “Santiago Bernabeu” dhe do të jenë madrilenët që do të kualifikohen në finalen e madhe të Berlinit. ” Duhet të kemi besim. Ndeshjen e kthimit do ta luajmë në shtëpinë tonë dhe përpara tifozëve tanë. Fansat e pranishëm në Bernabeu duhet të na mbështesin në mënyrë që arrijmë finalen. Unë mendoj shanset për kualifikim në këtë duel janë të barabarta. Ne duhet të zbresim në fushë me një qëllim të vetëm të fitojmë për t’u kualifikuar në finale. Nëse shikon edhe njëherë tjetër ndeshjen e kupton që Juventusi ishte me fat që fitoi 2-1. Unë mendoj se duhet ta lëmë pas atë që ndodhi në Torino dhe të mendojmë vetëm për ndeshjen e kthimit në Bernabeu. Ata do të përpiqen ta në bëjnë keq por unë kam besim se ne do ta mundim Juventusin dhe do ta kualifikohemi”. Në fund të intervistës së tij James Rodriguez i doli në mbrojtje Sergio Ramosit, i cili u sulmua nga mediat spanjolle, për paraqitjen e tij të dobët në ndeshjen ndaj Juventusit. Sipas 23-vjeçarit kolumbian të gjithë lojtarët e Realit duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të mbështesin njëri-tjetrin pasi vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojnë kualifikimin në finaleEdhe pse gjithmonë është theksuar fakti që Seria A është në rënie të thellë, kupat e Europës këtë edicion kanë treguar të kundërtën. Spanja dominoi plotësisht në Ligën e Kampionëve në pesë vjetët e fundit me 10 skuadra në gjysmëfinale, transmeton ‘koha.net’.Por, tani, janë italianet që komandojnë. Që nga sezoni 2010/11 gjashtë nga 20 skuadrat gjysmëfinaliste kanë qenë nga Gjermania, ndërsa Anglia ka pasur 3 skuadra në këtë fazë. Juventusi është skuadra e vetme italiane që ka arritur fazën e gjysmëfinales nga Serie A, që prej se Interi e fitoi titullin në sezonin 2009/10. 13 skuadrat që kanë arritur në gjysmëfinale që prej sezonit 1993/94, 76.9 për qind e pjesëmarrësve nga Italia kanë kaluar në finale. Gjermania ka pasur tetë finalistë nga 13 gjysmëfinalist (61.5%), ndërsa Spanja 11 nga 24 (45.8%). Nëntë skuadra angleze janë kualifikuar për finale nga 20 sa ishin në gjysmëfinale (45%). Sipas një statistike, të publikuar në uebfaqen zyrtare të UEFA-s, del që favoritë janë Juventusi dhe Bayerni. Edhe pse, është ende herët. Juventus kaloi 2-1 një gjysmëfinale të parë, por, e pret “ferri” në ndeshjen e kthimit.

 

 

Ramos: Luajta keq ndaj Juves

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, e ka pranuar se ka bërë paraqitje të dobët në humbjen prej 2-1 ndaj Juventusit të martën mbrëma. Spanjolli edhe këtë ndeshje startoi në mesfushë, për të zëvendësuar mungesën e Luka Modric, mirëpo nuk arriti të shfaqë paraqitje të mirë siç bëri ndaj Sevillas dhe pas ndeshjes u kritikua shumë. “Ishte ndeshje e keqe në përgjithësi. Unë luajta keq, por kjo nuk më shqetëson mua. Unë i besoj Carlo Ancelottit dhe ai më beson mua”, ka thënë fillimisht Ramos. “Është edhe një ndeshje për t’u luajtur dhe ne mund të kthejmë diçka në të mirën tonë. Në këtë pozitë (mesfushë) ne vrapojmë më shumë, por unë nuk dua ta veçoj ndonjë gabim individual të askujt. Nuk do të jetë aspak lehtë që të luajmë në “Santiago Bernabeu” të mërkurën e ardhshme. Jam i sigurt se gjithçka do të ndryshojë. Dorëzimi nuk është në natyrën time, nuk është në filozofinë time dhe ADN-në time”, – ka shtuar Ramos.

 

 

Murinho rinovim kontratën me Chelsea-n

Mourinho ka arritur një akord verbal me Chelsea-n për zgjatjen e kontratës me dy vjet, kur kontrata aktuale i përfundon në 2017, raportojnë mediat britanike. I ardhur në 2013 tek “Blutë”, menaxheri portugez, 52 vjeç, i ka ofruar titullin e 5-të të kampionit të Anglisë, i pari që nga 2010. Gjate periudhës se mëparshme mes 2004 e 2007, ai fitoi dy herë titullin në Angli. në 2005 e 2006. Nëse zgjatet kontrata deri në 2019 me kushtet e propozuara, “Special One”, i cili është tekniku me i paguar ne Angli me një page vjetore prej 11,4 milionë euro, pritet që të marrë së paku 14 milionë, sipas gazetës The Sun.

 

Falkao afër Milanit

Skuadra e Milanit po pritet të përforcohet në merkaton e verës dhe transferimi i një sulmuesi më emër të madh po paralajmërohet nga mediet në Itali. Janë tre emra që po përmenden si të mundshëm që në verës të zbarkojnë në San Siro. Fjala është për sulmuesin e Sevillas, Carlos Baça, sulmuesin e Manchester United, Radamel Falcao dhe Leandro Damiaon e Cruzeiros. Në rast se Milani e kryen njërin prej këtyre transferimeve sulmi do të funksionojë mirë, pasi në skuadër janë edhe Menez dhe Destro.

 

Toure në akord me Interin

E ardhmja e mesfushorit afrikan Yaya Toure si duket është vendosur. Sipas medieve italiane më saktësisht “Sport Mediaset”, Interi dhe mesfushori Yaya Toure kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij në Itali. Toure ka pranuar të nënshkruajë kontratë trevjeçare me “Neroazzurrët”, ndërsa paga vjetore do të sillet nga pesë në shtatë milionë euro, por që nuk është bërë e ditur. 31-vjeçari nuk ka qenë në formën e tij më të mirë me Manchester City-n këtë edicion dhe për këtë arsyeje ka dëshiruar largimin nga “Etihad Stadium”, për t’u bashkuar me Roberto Mancinin në një projekt për ta rikthyer Interin e madh.

 

Hamilton pranë Ferrarit

Piloti Lewis Hamilton ende nuk e ka vazhduar kontratën me skuadrën e Mercedesit dhe largimi nga kjo skuadër po duket të jetë shumë i mundshëm. Siç raportojnë mediet në ishull të mërkurën, Hamilton ka mundësi që të shkojë te Ferrari, ashtu sikurse që shkoi gjatë verës edhe piloti gjerman Sebastian Vettel. Në rast se ndodh që Hamilton t’i bashkohet Vettelit, atëherë skuadra e Ferrarit do të kishte dyshen më të fortë në Formulën 1. Gjermani Vettel ka fituar katër herë titullin, kurse Hamilton dy herë.

 

Katari me shtatë qytete të reja

Kupa e Botës në Katat do të përkojë me një supershpenzim. Kështu shteti i Katarit do të ndërtojë shtatë “qytete” për të strehuar 258 mijë punëtorë emigrantë, të cilët do të ndërtojnë infrastrukturën për Kupën e Botës 2022. Të shtata qytetet do të ndërtohen deri në fund të vitit 2015 dhe më i madhi prej tyre, “Qyteti i Punës”, i cili do të mund të strehojë 70 mijë njerëz, me një stadium kriketi me 24 mijë vende, do të strehojë punëtorët në javët e ardhshme. “Qytetet”, të cilat do të kenë godina qeveritare dhe private, do të ndërtohen rrotull Katarit. Shumica e tyre do të strehojnë rreth 28 mijë banorë. Punësim, por edhe qytete të reja banimi vetëm për një Kupë Bote. “Qyteti i Punës”, me 55 godina, një qendër tregtare, një klinikë dhe xhaminë e dytë më të madhe në Katar, do të kushtojë 740 milionë euro. Zyrtarët nuk dhanë detaje për shumën e parave që do të investohen për qytetet e tjera. Numri i punëtorëve emigrantë në vend do të shtohet me 2 milionë e gjysmë dy vjet para Kupës së Botës.

 

Shqipëri-Gjermani, klasike veteranësh

Të enjten e datës 7 maj Shqipëria dhe Gjermania do të përballen midis tyre në “Elbasan Arena” (18:00, direkt në “Supersport”), por kësaj radhe në një ndeshje midis futbollistëve veteranë të dekadës së tranzicionit pas viteve ‘90. Sa i përket përballjeve zyrtare midis dy vendeve, janë 14 të tilla: 6 ndeshje janë zhvilluar për Eliminatoret e Kampionateve Botërorë dhe tetë për ato të Kampionateve Evropiane. Bilanci është 13 fitore për Gjermaninë dhe një barazim historik 0-0, më 17 dhjetor 1967 në “Qemal Stafa” e që solli moskualifikimin e gjermanëve në finalet e Euro 1968. Takimi i fundit është ai luajtur më 6 qershor 2001 (0:2 në Tiranë, golat nga Rehmer dhe Ballack). Tridhjetë e tetë gola na kanë shënuar gjermanët, kundrejt dhjetë golave të realizuar nga Kuqezinjtë. Më shumë gola nga Shqipëria ka realizuar Bledar Kola, 3. Nga gjermanët më shumë gola ka realizuar Karl-Heinz Rumenige, 5 (në foto), nga të cilët tre brenda një ndeshje, në atë të humbur prej nesh 8:0 më 18 nëntor 1981, për Botërorin “Spanjë 1982”, kur në stolin shqiptar ishte Loro Boriçi, në ndeshjen e tretë të Perlat Mustës si portieri i Kombëtares. Më shumë ndeshje nga lojtarët shqiptarë ka luajtur portieri Foto Strakosha, 6, i ndjekur nga Rudi Vata me 5, Foto Strakosha 4, Alban Bushi 4, Arjan Bellai 4, Haxhi Ballgjini 3, Perlat Musta 3, Ilir Shulku 3, Altin Rraklli 3, etj. Ndeshja më dramatike është ajo e humbur 4-3 më 11 tetor 1997 në Hannover për Kupën e Botës “Francë 1988”.

 

City ofertë për Pogba-në

Duket se skuadra e Manchester City-t ka ndezur motorët për sezonin e ardhshëm. Sheikët e Manchester City-t janë duke planifikuar që me një ofertë marramendëse ta bindin Juventusin për ta shitur superyllin e tyre, Paul Pogba. Sipas “Gazzetta dello Sport”, City është duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë eurosh për ta transferuar mesfushorin francez. Përveç City-t, edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini janë duke përgatitur oferta të majme për 22-vjeçarin, i cili sipas të gjitha gjasave në verë do të ndërrojë klub.

 

Mayweather sulmon Pacquiao-n

Kampioni absolut i boksit botëror, Floyd Mayweather, ka sulmuar në mënyrë spektakolare rivalin e tij të përbetuar, Manny Pacquiaon. Floyd Mayweather ashpër ka kritikuar rivalin e tij që e mposhti në “duelin e shekullit”, duke thënë se nuk është nevojë të ketë arsyetime. “19 vite kam që jam në këtë lojë dhe unë kam pasur një arsyetim të vetëm: Mos bëj arsyetime. Fituesit fitojnë dhe humbësit kanë arsyetime”, – u shpreh Floyd në Instagram. Deri tani Pacquiao është justifikuar se hyri i lënduar në krah në duel.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here