Tabaku e Pampuri të qeshura vesh më vesh në vizitën në SHBA në krah të Klosit, Gjonajt e Denaj

0
319

Deputetet e PD-së, Oriola Pampuri dhe Jorida Tabaku kanë shkuar në Kongresin e ShBA bashkë me ish-ministrin e PS-së Blendi Klosi, ish-ministret Etilda Gjonajt dhe Anila Denaj.

Dy deputetet demokrate janë përzgjedhur nga Edi Rama, për të përfaqësuar Kuvendin dhe Qeverinë në Uashington, dhe jo opozitën.

Mësohet se Rama ka vënë në dispozicion edhe një buxhet financiar të majmë për udhëtimin e Tabakut dhe Pampurit në SHBA, me Klosin si ‘partonazhist’ të tyre.

Pas publikimit të fotove të dy deputeteve krah për krah me socialistët, reagimet në rrjet kanë qenë të menjëhershme.

Demokratët me të drejtë e kanë komentuar si tradhti nga ana e dy deputeteve që një vit e pak muaj më parë, ata kërkuan votën dhe bënë fushatë për to. Ndërsa sot, të dyja ato po ndjekin strategjinë e Edi Ramës, në panik pas protestës së 7 korrikut, për të përçarë sa të mundet demokratët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here