“Ora e apokalipsit”: Pas vitit 1984, më pranë se kurrë shfarosjes

0
162

apokalipsit”Shkencëtarët: Pas vitit 1984, njerëzimi është sërish më afër se kurrë shfarosjes. Sipas “Orës së Apokalipsit”, katasfrofa është dy “minuta” më afër. Në vitin 1991, njerëzimi ishte më larg shkatërrimit, se sa sot. Apokalisi ka qenë gjithmonë të paktën 7 minuta larg. Kështu rezulton nga llogaritjet e “Doomsday Clock” (Orës së Kijametit), një mekanizëm sahati simbolik që mat afërsinë e njerëzimit me shkatërrimin. Ora, e vënë në punë nga anëtarët e Buletinit të Shkencëtarëve Atomike në vitin 1947, është projektuar për të paralajmëruar njerëzit për pasojat e armatimit bërthamor botëror. Prej atëhere, ajo e ka zgjeruar gamën e matjeve të saj, duke ndjekur edhe fatkeqësitë tjera të mundshme për njerëzimin, sikurse është së fundmi edhe ndryshimi i klimës. Mënyra sesi ora punon është e thjeshtë: sa më pranë mesnatës të ndodhen akrepat e saj, aq më të rrezikuar jemi. Aktualisht, buletini njofton se apokalipsi është 3 minuta larg, ndërsa gjatë kontrollit të fundit në vitin 2012, ne ishim 5 minuta larg nga kastastrofa. Shpjegimi i këtij ndryshimi gjendet tek ndryshimi i pakontrolluar i klimës, modernizimi i armëve bërthamore në nivel global, dhe arsenalet e jashtëzakonshme të armëve bërthamore që përbëjnë një kërcënim të madh e të pamohueshëm, për vazhdimin e ekzistencës së njerëzimit. Ndërkaq liderët botërorë, kanë dështuar të veprojnë me shpejtësinë e duhur apo në shkallën e nevojshme, për të mbrojtur qytetarët nga katastrofa e mundshme. Kur u prezantua 68 vite më parë, ora shënonte 11:53, një pozicion gjithësesi mjaft dramatik për t’ia filluar, dhe natyrisht sasia e duhur e tensionit për të rrëmbyer të gjithë vëmendjen e njerëzve.

 

Rastet

Përgjatë viteve, akrepi i minutave ka ecur sa para‐mbrapa. (Dhe lëvizja jonë i ka paraprirë asaj që mund të ndodhte nëse gjendeshin më afër fatkeqësisë). Njerëzimi ishte më larg shfarosjes në vitin 1991, pas nënshkrimit të Traktatit për Reduktimin e Armëve Strategjike dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Por ishte shumë pranë katastrofës në vitin 1953, kur buletini njoftoi se ora shënonte 11:58 në prag të mesnatës. (Arsyeja: zhvillimi i vazhdueshëm i bombave termo‐bërthamore nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe testet e bombave me hidrogjen në Bashkimin Sovjetik). Ne kemi qenë afër apokalipsit, sikurse ndodhemi aktualisht edhe në 3 raste të mëparshme 1949: Kur Bashkimi Sovjetik testoi bombën atomike, që shenjoi edhe fillimin e garës së armatimit bërthamor. 1984: Kur gara e armatimit, u intensifikua gjatë Luftës së Ftohtë dhe marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik sipas buletinit, kishin arritur në “pikën e tyre më të akullt”. 2015: Ndryshimi i klimës dhe kërcënimi i përdorimit të armëve bërthamore. Sipas standarteve të rregullta të mbajtjes së kohës, zvarritja me 2 minuta në një periudhë prej 3 vjetësh mund të duket e ngadaltë. Por gjatë 66 viteve të fundit, ora ka lëvizur në total vetëm 14 minuta në të gjitha drejtimet. Kapërcimi më i madh në kohë, ishte në mes viteve 1990‐1991, kur pati një zhvendosje prej 7 minutash larg nga katastrofa. Duke u kthyer pas në ditët e qeta të vitit 1991, vetëm pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, buletini shpalli se njerëzimi ishte 17 minuta të lavdishme larg nga shfarosja, praktikisht një përjetësi, në krahasim me leximet e mëparshme por edhe të mëvonshme të “Doomsday Clock”. Pajisja, është një mënyrë efektive për të nxjerrë në pah disa nga sfidat më të mëdha, me të cilat përballet planeti, por kjo është edhe shumë e ngathët në aspektin teknologjik. Orët kanë qenë gjithmonë një mënyrë për të shikuar përpara (ose, rreth e rrotull). Njerëzit mbajnë në duar orët, me supozimin se koha do të vazhdojë të ecë përpara dhe se ne do të vazhdojmë të kemi nevojë për të regjistruar kalimin e kohës. Sa është ora? Kjo është zakonisht mënyra sesi pyesim. Sa duhet të jetë ora? Kur shkojmë për të fjetur gjumë, ne vendosim orët në alarm, me shpresën se kur të ngrihemi nesër të mëngjes, dielli do të ketë lindur sërish. A ka ndokush një metaforë alternative e të përshtatshme ndaj “Doomsday”? Kjo mund të mos ketë të njëjtin sens urgjence, si tik‐taku i një ore të zakonshme. Por ideja, se ne jemi kaq afër shkatërrimit tani, sesa keq janë gjërat, duket së paku disi pa fantazi. Si mund të duket bota, nëse “Ora e Katastrofës” do të shënonte 23:01? Ose, më mirë akoma, rreth orë së ngrënies së darkës? Dhe çfarë do të ndodhte, nëse ne tanimë do të shkonim aq larg rrezikut sa ora të shkonte prapa deri në 05:00 të mëngjesit, një ide e hedhur nga një shkrimtar, përmes një letre botuar në gazetën “New York Times” në vitin 1995. Duke supozuar se çdo gjë vjen e shkatërrohet në mesnatë, koha më e dëshirueshme për orën do të duhet të jetë mesdita, largësia më e madhe prej shfarosjes, nga të gjitha drejtimet.

 

Viti 2015, vit i veçantë për kozmosin

 

Fansat e universit mund të gëzohen këtë vit për një spektakël të mrekullueshëm qiellor: Katër eklipse të Diellit e Hënës, takim i planetëve Venus dhe Jupiter, si edhe sondat kozmike që do të hulumtojnë universin. Ngjarja më spektakolare astronomike e vitit është ekplisi i plotë diellor që pritet pikërisht me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Në paraditen e 20 Marsit hijet e hënës do të kalojnë mbi Atlantikun verior dhe zonën polare. Hëna do të mbulojë me një fashë të hollë e të gjatë diellin, e për disa minuta dita në këtë rajon do të bëhet natë. Në ishujt Färöer dhe Spitzbergen njerëzit do të kenë mundësi ta shohin më qartë këtë teatër të qiellit. Ndërsa në Europë, Afrikën veriore dhe perëndimin rus eklipsi mund të shihet pjesërisht. Në këto zona hëna mbulon vetëm një pjesë të diellit.

Eklipsi i dytë diellor i vitit nuk mund të shihet në të gjithë tokën. Më 13 shtator në jug të Afrikës, në pjesën jugore të Oqeanit Indian dhe pjesë të mëdha të Antarktikut mund të shihet se si hëna mbulon pjesë të mëdha të diellit. Në vitin 2015 Hëna mbulohet dy herë nga hija e Tokës. Më 4 prill rreth orës 12:00 mund të kemi një eklips të plotë hënor. Kushte të mira për këtë ka në Oqeanin Paqësor, në Azinë Lindore dhe në perëndim të Amerikës Veriore. Eklipsi i plotë zgjat 12 minuta, ndërkohë që eklipset e pjesshme janë më të zgjatura. Eklipsi i dytë hënor do të ndodhë më 28 shtator nga ora 2:10 deri në 3:23 kur kemi eklipsin e plotë të hënës e për më shumë se një orë nuk ka asnjë rreze diellore në sipërfaqen e hënës. Por për shkak se atmosfera jonë thyen disa rreze diellore në hijen e tokës, hëna mund të shihet edhe gjatë ekplisit të plotë, por me një ngjyrë të kuqërremtë. Ndërkohë që eklipsi i pjesshëm fillon më 1:06 dhe mbaron në 4:27. Eklipsi hënor mund të shihet në të gjithë Europën, në Afrikë, në Amerikën jugore, në Amerikën Veriore në lindje dhe në të gjithë Oqeanin Atlantik. Rendezvous e dyfishtë e Venusit me Jupiterin. Në muajt e ardhshëm ai do të kalojë nëpër kupolën qiellore para se të zhduket në korrik, dhe të rishfaqet në shtator sërish. Ndërsa Venusi na prezantohet nga janari deri në korrik si një yll në qiell. Këtë herë Venusi mund të shihet më mirë nga hemisfera veriore se ajo jugore. Në qershor Venusi i afrohet Jupiterit, të cilin e kalon më 1 korrik. Në këtë datë të dy planetet më të ndriçuar qëndrojnë krah për krah në univers – një pamje e mrekullueshme. Në gusht Venusi kalon mes Tokës dhe Diellit dhe nga shtatori deri në dhjetor ky planet mund të shihet si yll mëngjesi – ndërkohë që në tetor pritet takimi i dytë i dy planetëve. Më 26 tetor të dy ndodhen krah për krah në lindje para lindjes së diellit. Për një moment madje Venusit dhe Jupiterit i afrohet edhe planeti Mars.

 

 Çfarë ka në plan të bëjë NASA në Europë?

NASA vërtet dëshiron të shkojë në Evropë, në njërën prej hënave të Jupiterit, dhe çdokush që di diçka më tepër për ekzobiologjinë e di se pse kjo është kështu. Arsyeja? Uji. Në Tokë, uji është elementi që jep jetë. Kuptohet, këtu janë edhe faktorët tjerë, por uji është pjesa kryesore që nevojitet për lindjen e një jete të re. Të gjitha hulumtimet e njeriut në kërkimin e jetës së jashtme përfshijnë kërkimin për ujë. Atje ku ka ujë, jeta është e mundshme. Në buxhetin e NASA-s për vitin 2016 është marrë parasysh edhe plani për hulumtim të Evropës. Ky mision në Evropë është diçka e re. Çfarë planifikon të bëjë NASA në Evropë? Lista e mjeteve të nevojshme na sqaron pak radar për thyerjen e sipërfaqes së ngrirë, spektometër infra i kuq për hulumtimin e sipërfaqes, kamerë topografike për fotografi me rezolucion të lartë. Sipas të dhënave që i kemi tani, sasia e ujit nën sipërfaqen e kësaj hëne të vogël është rreth 2,3 herë më e madhe se oqeanet këtu në Tokë. Evropa është pak më e vogël se Toka. Kur hëna ka aq shumë ujë, është shumë e mundur që ky ujë është në gjendje agregate të lëngët, dhe atje ku ka ujë të lëngët ka edhe jetë, sipas shkencëtarëve të NASA-s. Ky mision sigurisht do të zgjasë rreth tre vjet, gjatë të cilëve një fluturake do ta rrethojë hënën. Qëllimi kryesor i misionit është gjetja e jetës në hënën e Jupiterit.

 

Pse meteorët bëjnë dritë?

Meteorët janë të njohur për njerëzit që nga momenti kur i kanë hedhur sytë drejt qiellit. Por, pak kush dinë se çka janë meteorët. Ato përbëhen nga copëza të vogla, jo më të mëdha se kokrrat e orizit ose kokrra e rërës, të cilat vazhdimisht bien në atmosferën e Tokës. Sa më shumë që fërkohen, aq më shumë bëjnë dritë. Zakonisht kjo ndodh në mezosferë në një lartësi prej rreth 80 kilometrash. Copëra të mëdha, shpejtë lëvizin dhe janë të ndritshme. Ato që fluturojnë në atmosferën tonë kanë një shpejtësi prej 12 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia maksimale e tyre është 72 kilometra në orë.

 

Makina që kap shpejtësinë 1 mijë milje në orë

Një nga tingujt që i paraprin ardhjes së vitit 2015, do të jetë prova e dyfishtë e makinës britanike “Detektivi SSC”, që do të tentojë të thyejë shpejtësinë e zërit. Me motorin reaktiv “Eurofighter-Typhoon”, (motor i lidhur me një miniraketë), automjeti shpresohet të përmirësojë rekodin e deritanishëm botëror të garave “Land Speed Record”, prej 763 miljesh në orë (1.230 kilometra), të vendosur nga Andy Green në Thrust SSC vitin 1997. Komanda e flotës ajrore të RAF-it britanik, do të monitorojë gjithçka, kur “Detektivi SSC” në fund të këtij viti, do të përshkojë pistën e improvizuar mbi një liqen të tharë në pjesën veriore të Kepit, Afrika e Jugut. Së fundmi, qëllimi është qenë vendosja e një rekordi të ri botëror, përtej shpejtësisë prej 1 mijë miljesh në orë (1.610 kilometra), por që për të cilin duket se do të pritet deri në vitin 2016. Në fakt, ka qenë një luftë e mirëfilltë që në fillim. Gjetja e zgjidhjeve teknike, për të ruajtur makinën nga turbulencat ajrore gjatë udhëtimit me shpejtësi të lartë, ka qenë arsyeja kryesore se përse projekti është vonuar me 4 vjet, dhe për pasojë kostot financiare janë 3-fishuar. Por ekipi beson, se tani është i gatshëm të lërë “shenjën” e tij në histori. Në vitin 1997, gara e “Thrust SSC“, ishte një nga historitë e para që do të raportoheshin atëherë nga faqja e internetit të BBC-së. Shërbimi ynë në rrjet, kishte filluar vetëm disa javë më parë. Ne kishim disa kopje fillestare të tekstit, e pasuar nga disa imazhe modeste, para se një video e infiltruar nga ekipi i BBC, të rregjistronte ngjarjen. Sa kanë ndryshuar kohët! “Detektivi SSC”, do të pajiset me kamera dhe sensorë, sikurse do të jetë e mbushur edhe pista 11 milje të gjatë (18 km) e garës, e përgatitur posaçërisht për të në “Hakskeen Pan”. Të gjitha këto të dhëna, do të transmetohen në kohë reale për një audiencë globale në internet. Pritet që kjo të jetë një nga zhvillimet inxhinierike më të shquara të vitit 2015.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency