Shqipëria si një vend “tampon” për frenimin e fluksit të refugjatëve

0
152

Pas lajmit se ne Shqiperi do te vijne refugjate, ka reaguar edhe Panariti. Në një kohë kur vendi po përballet me një shtim të jashtëzakonshëm të numrit të refugjatëve që kalojnë kufirin me Greqinë, Qeveria e drejtuar nga Edi Rama po ecën me hapa të vegjël për përballimin e situatës

Edmond Panariti:

Gjashteqindmije, gjashtedhjetemije, apo gjashtemije refugjate, ajo qe duket qarte etështe se Shqiperia po konsiderohet seriozisht si nje vend “tampon” per frenimin e fluksit te refugjateve nga zonat e nxehta te lindjes. I ndodhur para nje fluksi te paprecedent migrator, i cili sipas Presidentit te Parlamentit Evropian kercenon stabilitetin e Evropes se Bashkuar, kjo e fundit me te drejte, po synon te krijojne zona “buffer” ne kufijte e saj jugore, ku te strehoje refugjatet. Shqiperia, fale pozicionit te saj konsiderohet nje stacion i preferuar. Opsioni i kampeve ne vendet e Afrikes Veriore, duket jo i qendrueshem sepse qellimi i refugjateve dhe i atyre qe i mbeshtetin ne shperngulje eshte zbarkimi me çdo kusht ne toke Evropiane dhe jo per te qendruar ne Afrike. Shqiperia eshte veteofruar per te qene pritese dhe kete e deklarojne politikane me peshe Evropiane. Si gjithnje mungese e plote transparence si qysh dhe tek, me ke eshte biseduar, negociuar?! Ndersa flitet per stabilitetin e Evropes, si garantohet stabiliteti i Shqiperise? Po Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Sigurise, Grupet Parlamentare, ku jane?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here