Qeveria të reagojë/ Nafta, Braçe: 3 kompani zotërojnë gjithë tregun, s’ka konkurencë. Ndryshim ligjit

0
145

Gëzim Saliu

Brace ne kuvend“Në tregun e përqëndruar norma e fitimit është e lartë. Udhëizmi në fuqi i firmosur nga Bode në 2008 dhe i goditur nga AK-ja në 2009, sërish i pandryshuar”

Kryetari i Komisionit të Ekopnomisë, deputeti socialist Erjon Braçe reagoi dje ndaj situatës në tregun e nfatës duke kërkuar reagimin e institucioneve përgjegjës të qeverisë. Sipas tij, tregu është në duart e vetëm tre kompanive, gjë  që ka sjellë theksoi Braçe mungesnë e konkurencës dhe mos rënine e çmimit. Ka nujë arsye të madhe që çmimet e naftës në pompë nuk kanë reflektuar plotëisht uljen e çmimeve të naftës: tregu nuk funksionon as i lirë e as konkurues! Ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë shumë i përqendruar. 5 kompani – ndër të cilat dy cifte kompanish kanë të njejtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani, zotërojnë mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës.  3 kompani zotërojnë thuajse të gjithë tregun e benzinës. Ka gjithashtu të dhëna të besueshme se të gjitha këto kompani zëvendësojnë njëra tjetrën në operacione tregtare, blejnë e shesin nga njëra tjetra, përcaktojnë cmime duke ndryshuar nga njëra tjetra në shumë pak diferencë.  Mbi të gjitha përcaktojnë çmime të padrejta, duke përfshirë edhe çmimet eksesice të cilat janë dukshëm çmimet që vlerësohen se nuk kanë një lidhje racionale me vlerëne ekonomike të produktit”, shkruante deputeti socialiste në rrjetin social FB.

 

Reagimi

Në nisje të reagimit të tij, Braçe bëri të ditur se në tre muajt e fundit  çmimet e naftës kanë nisur të bien rrufeshëm, duke bërë publike njëkohësisht edhe reagimet e mjaft qytetarëve ndaj situatës në vend. “E pranoj që cmimi i naftes ne burse nuk eshte cmimi i naftes ne rafineri,që  cmimi i naftes ne burse, cmimi i naftes ne rafineri nuk eshte cmimi i naftes ne portet shqiptare , qe cmimi i naftes ne burse, cmimi i naftes ne rafineri, cmimi i naftes ne portet shqiptare nuk eshte cmimi i naftes ne pompe; që taksat jane te larta dhe kjo ka qene zgjedhja jone per te dekurajuar konsumin e naftes”, thëeksoi ai. Ndërkaq pasi pohoi se në treg nuk ka konkurencë, Braçe tha se një ndihmë në këtë mes ka dhënë edhe ligji, i cili i ka krijuar sipas tij mundësinë kompanive të tregtimit me shumicë të karburanteve të kenë kompanitë e tyre të tregtimit me pakicë.  “Një udhëzim për qëllime të administrimit fiskal, i cili i përcakton kompanitë e pakicës si agjent të kompanive me shumicë, i jep të drejtën kompanive të shumicës që të përcaktojnë cmimin e shitjes me pakicë të naftës e benzinës në pompë, madje i detyron kompanitë e pakicës të mos ndryshojnë këtë cmim, përndryshe gjobiten rëndë. Kështu konkurrenca është e pamundur për shkak të përqëndrimit të lartë të tregut, nuk ekziston fare në pjesën e poshtme të tij, atje tek pompate e naftës e benzinës”, u shpreh ai. Më tej, Braçe deklaroi se në tregun e përqëndruar normat e fitmit është shumë e lartë, ku sipas tij udhëzimi në fuqi i firmosur nga ish-ministri i Financave në vitin 2008, që është goditur nga Autoriteti i Konkurences në vitin 2009, nuk është ndryshuar nga askush. “Ky ëështë thjesht një fakt, nuk mund të jetë shfajësim. Institucionet përgjegjëse të qeverisë nuk mund të bëjnë mënjanë, duhet të zgjohen, të marrin përgjegjësi ëpr të çcliruar tregun, dhe kthyer konkurecencën e rregullin në të. Institucionet përgjegjëse të qeverisë të marrin përgjegjësi për të ndryshuar ligjet dhe udhëzimet për këtë treg në përmbushje të detyrimit të mësipërm. Institucionet përgjegjëse të qeverisë të rikthehen fortë me qëëlim fiskalizimin e plotë të tregut të karburanteve. Institucionet përgjegjëse të qeverisë të rikthehen fortë në treg për të vendosur e kontrolluar plotëisht më në fund cilësinë dhe sasinë e karburantit të tregtuar në çdo pompë”, tha Braçe. Pas kësja sipas deputetit socialist do të shihet nëse do të reflektohet plotësisht ulja e çmimit të karburanteve në vend. “Kjo është jetike që ekonomia kombëtare të përfitojë nga ulja e çmimeve të karbunrateve, rritjen reale dhe ekonomitë familjare ta ndjejnë në buxhetet e tyre këtë”, përfundoi reagimin e tij kryetari i Komisionit të Ekonomisë  Erjon Braçe.

 

Rama në Londër në ekspozitën e Bienales së Venecias.  “Presheva Jonë” e shpall “Personalitet të Vitit”

Kryeministri Rama ishte dje në Londër në galerinë e Architectural Association në Londër në riçeljen e ekspozites shqiptare të Bienales së Venecias. “Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli EU ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës! Së bashku me Edi Hilën e Ardian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër”, shkruante Rama në FB. Ndërkohë po dje redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” shpalli dje si “Personalitet të vitit” kryeministrin shqiptar, Edi Rama. “Presheva Jonë “ si i vetmi medium në krahinën e Preshevës deklaroi se këtë përzgjedhje e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të kryeministrit shqiptar për avancimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duke shndërruar sipas saj vendin në një qendër me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës të vetmen vizitë nga krerët e shqiptarëve në Ballkan deri tani kishin atë të Edi Ramës vitin e kaluar, pikërisht më 11 tetor, i cili edhe u prit si kryeministër nga liderët dhe popullata shqiptare në krahinën e Preshevës. “Presheva Jonë”  shpall ‘Personalitet të Vitit’ z.Rama meqë ai e meriton një mirënjohje të tillë modeste nga Presheva, në këtë rast nga ana e redaksisë sonë, për kontributin dhe angazhimin e tij në avancimin e proceseve demokratike, për lobimin në favor të njohjes së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës dhe asaj mbarë shqiptare, pas vizitës së tij në Preshevë dhe Beograd. Veç kësaj Rama në Beograd i tha në sy homologut të tij serb, Vuçiç, që ta njohë Kosovën në të mirë të perspektivës së vendit të tij”, shkruante agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Medalja për Doris Pack/ Balla, Nishanit: Pse nuk dekoron asnjë eurodeputet të majtë

Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla reagoi dje ndaj dekoratës së dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për ish-eurodeputeten Doris Pack. Sipas nënkryetarit të PS-së, kreu i shteti nuk duhet të tregojë anësi politike në dekorimet që bën. Ai i bëri thirrje Presidentit që të mos jetë i njëanshëm, por të vlerësojë ashtu siç duhet edhe eurodeputetë të së majtës evropiane. “Përse nuk menduat të dekoroni edhe një ish-eurodeputet tjetër, i cili gjithashtu prej shumë vitesh ka ndjekur nga afër Shqiperinë dhe e ka mbështetur procesin e integrimit europian të vendit tonë siç është Hannes Swoboda? Apo ju zoti President nuk dekoroni përfaqësues të së majtës europiane? Mendova për zotin Swoboda, për të ruajtur ekuivalencën si ish-eurodeputet. Por ndoshta mund të kishit gjetur edhe eurodeputetë aktualë nga e majta europiane si Martin Schulz, Gianni Pittella, Tanja Fayon etj. Pra do të ishte mëse normale që kur dekoroni një ish-përfaqësues të së djathtës europiane, mund të përzgjidhnit edhe një përfaqësues të së majtës europiane. Zoti President, të paktën me dekoratat, mund të silleni i ekuilibruar”, theksoi Balla.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency