Laboratori i drogës/ Replikat, PD: Cilat janë lidhjet e grupit me qeverinë? PS: Në kohën tuaj ishte në liri të plotë

0
138

Gëzim Saliu

luciano bociBoçi: Operacioni falë policisë partnere, po të ishte për qeverinë fabrika e drogës s’do të ndalej, madje do të rritej. Bare: Opozita e pabesueshme kur akuzon policinë pse bëri detyrën

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste u pëfshinë dje në replika në distancë lidhur me çështjen e laboratorit të drogës së zbuluar në Xibrakë të Elbasanit. Sipas demokratëve, vetëm në saj të ndërhyrjes së partnerëve evropianë u bë i mundur zbulimi i laboratorit, pasi në të kundërt theksoi deputeti demokrat Luçiano Boçi, qeveria nuk do ta ndalte akivitetin. “Duhet të jemi të qartë, se po të ishte për qeverinë tonë, për Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, që dolën dje e rrahën gjoksin ku munden, kokaina do të vazhdonte të prodhohej e tregtohej në Europë. Po të ishte për ta, fabrika e drogës nuk do të ndalej asnjë cast, madje me siguri ajo do të rritej e do ta shtonte aktivitetin. Falë policive partnere, u arrit konstatimi dhe ndalimi i autorëve e sekuestrimi i laboratorit. Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk gjetën asnjë moment dje të tregonin të vërtetën, dhe as të falenderonin partnerët europianë, që jo vetëm sollën informacionin por dhe ndihmuan në suksesin e operacionit, kryesisht me faktin se mbajtën kontakte me një pjesë të strukturave tek të cilat ata kanë besim”, u shpreh ligjvënësi demokrat. Më tej ai tha se mungesa e transparencës dhe përgjigjeve damkos qeverinë me përgjegjësinë për kthimin e Shqipërisë në Kolumbi të drogës. “Sot është mëse e qartë se instalimi i laboratorit të kokainës, që Edi Rama e cilëson me mburrje si më të madhin e më modernin në Ballkan, është shenjë tronditëse e kthimit të Shqipërisë në një Kolumbi të drogës. Jo vetëm për faktin se dy shtetas kolumbianë ishin të përfshirë në organizatë, por sidomos për faktin se një impiant i tillë i prodhimit të kokainës, arrin të ndërtohet e të funksionojë në zemër të Shqipërisë, me lehtësinë më të madhe”, u shpreh Boçi. Në fund të deklaratës, deputeti demokrat i drejtoi disa pyetje qeverisë, duke pohuar,:  “Si ka mundësi që ushtronte prej një viti aktivitetin një fabrikë e tillë, dhe autoritetet kishin mbyllur sytë e veshët? A janë anëtarët e kësaj bande kriminale financues të fushatës së Partisë Socialiste? A janë krerët e kësaj bande të lidhur me zyrtarët e lartë të partisë në pushtet dhe sponsorizues edhe në qëndrimet jashtë të funksionarëve të lartë, si përshembull në Bruksel? A janë drejtuesit kryesorë të këtij grupimi kushërinj të afërt të ish-deputetit socialist, sot zëvendësministër i Ramës?”.

 

Përgjigja e PS

Pas deklaratave të Partisë Demorkatike nuk mungoi reagimi i Partisë Socialiste përmes deputetit Besnik  Bare, i cili nga selia rozë tha se kur PD ishte në pushtet dështoi të luftonte fenomenin. Sipas ligjvënësit të majtë, opozita bëhet e pabesueshme kur sulmon policinë për detyrat që po kryen, duke listuar rastin e Lazaratit apo edhe laboratorin e drogës në Xibrakë. “Dëshiroj t’i bëj sot një apel Partisë Demokratike. Një apel për të qenë më realiste dhe mbështetës, të paktën në ato raste kur Policia e Shtetit arrin suksese të padiskutueshme në luftën kundër krimit dhe trafikut. Pyetja nuk është pse policia arriti me sukses të arrestonte dhe sekuestronte një laborator sekret droge. Pyetja është pse gjatë gjithë viteve të qeverisjes së PD një laborator i hapur, në natyrë, drogë, që nuk ishte mister për askënd, u la në liri të plotë”, u shpreh Bare. Në fund të reagimit të tij, deputeti i PS-së theksoi se përveç debateve politike të cilat janë sipas tij deri diku normale,: “të paktën në suksesin e policisë le të jemi të bashkuar pasi lufta ndaj drogës dhe krimit nuk duhet të ketë ngjyrime politike”.

 

Ngërçi me mazhorancën/ Nishani dekreton Koçën dhe Vjerdhën si kandidat për Gjykatën e Lartë

Pavarësisht kundërshtive të theksuara me mazhorancën e majtë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi dje emërimin e dy anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Markelian Koça dhe Fuat Vjerdha janë dy kanidaturat që u zgjodhën sipas kreut të shtetit pas realizimit të një procesi të rregullt ligjor e të konsoliduar. “Në përfundim të këtij procesi, ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Markelian Koça, i cili është jurist me një eksperiencë rreth 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, për rreth 5 vjet, si dhe detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 14 vjet”, theksohej në njoftim. Po i njejti vlerësim nga ana ePresidentit u bë edhe për kandidaturën tjetër, Fuat Vjerdha. “Ndërmjet konkurruesve vlerësova përvojën dhe vjetërsinë në profesion të konkurrentit Fuat Vjerdha, i cili është jurist me një eksperiencë mbi 20-vjeçare ndër të cilat ka ushtruar detyrën e ndihmës gjyqtarit shkallës së parë, detyrën e gjyqtarit shkallës së parë, për mbi 11 vjet, dhe detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për rreth 10 vjet, nga të cilat 4 vjet si Kryetar”. Mazhoranca e mjatë ka rrëzuar të gjitha dekretet e Presiodentit për plotësimin e dy vendeve në Gjykatën e Lartë duke e cilësuar procesin të pakonsultuar. Pikërisht për këtë çështje, e majta miratoi në fundvitin e shkuar ndryshimet në ligjin e Gjykatës së Lartë ku parashikohet edhe ngritja e një Këshilli për emërimet pranë Presidentit të Republikës. Nga ana e tij, kreu i shtetit e ka cilësuar thellësisht anti-kushtetues këtë ligj, pasi sipas tij ai ka tendencën e asgjesimit “de fakto“ të kreut të shtetit dhe kompetencave të tij.

 

Rasti i Ermal Hoxhës/ Ngjela: Enver Hoxha me lekët e trafikut të duhanit bleu Partinë Komuniste në ‘41

Pas arrestimit të nipit të ish-dikatorit, Ermal Hoxha, reeagoi dje avokati Spartak Ngjela i cili bëri të ditur se në të shkuarën edhe Enver Hohxa ka qenë trafikant.  Sipas kreut të PLiDr-së historia vjen e përsëritet, pasi theksoi ai trafiku është një tendencë apo një propensitet natyror i trashëgueshem. “Edhe Enver Hoxha veprimtarinë e tij politike e ka nisur në funksion të trafikut. Hoxha ishte trafikant i madh në Shqipërinë e pushtuar nga Italia: në Shqipëri dhe në Kosovë.

Enver Hoxha luante 70 përqind të trafikut të duhanit në Shqipëri ne fund te viteve 30′. Dhe këtë mundësi ia kishte dhëne Ibraim Bixhaku, latifondisti i madh i Elbasanit. Me anë të nipit të Biçakut, Enver Hoxha luante volumin më të madh të duhanit në tregun shqiptar dhe si trafik kontrabande, në atë të ashtuquajturën kioskë që e kishte emrin, Dyqani Flora, e që ndodhej në Rrugën e Dibrës. Por, kjo s’ka qenë gjë, sepse ajo që e bën të theksohet këtë trafik është fakti se, me paratë e trafikut të duhanit, Enver Hoxha bleu Partinë Komuniste në vitin 1941 dhe, me të, i solli gjëmën Shqipërisë”, shkruante në rrjetin social FB avokati, duke shtuar se me këto lekë ish-diktatori bleu me ar të dy jugosllavët që i çliroi nga burgu afër Rogozhinësdhe, me anë të tyre, vuri në dorë Partinë Komuniste. “Ja, tani, pas shtatëdhjetë vjetësh, përsëri një trafikant, nipi i Enver Hoxhës, me anë të trafikutr të kokainës, sigurisht që ka menduar të blejë Partinë Socialiste. Nuk e ka menduar keq se partitë shiten e blihen ende në Shqipëri, madje deri dhe me tetë apartamente është shitur njëra në vitin 2003”, theksoi avokati.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency